Jordy Cruyff: De Jong nuk shitet më, e pamundur të blejmë në janar, Busquets…

07/12/2022 21:36

Jordi Cruyff, drejtori sportiv i Barcelonës, ka dhënë dy intervista për “El Mundo Deportivo” dhe “Sport”, ku ka analizuar situatën aktuale të “blaugranave”.

“Presidenti ka thënë tashmë se çështja e “Fair Play-it” është shumë e vështirë. Presidenti e ka thënë publikisht, po, është pothuajse e pamundur. Nuk është çështje pesimizmi apo optimizmi, është realist. Kemi 17 lojtarë në Kupën e Botës, që do të thotë se kemi skuadër konkurruese. Sigurisht, në futboll gjithmonë duam të përmirësohemi dhe kemi ide, por nëse nuk mundemi, le të luftojmë me organikën që kemi.”

Shitja e Frenkie de Jong: “Sot nuk flitet më për këtë. Në futboll ka momente ku nuk vendosin vetëm çështjet teknike. Jo të gjithë e kuptojnë, çdo javë ka ndryshime, por janë situata dhe vendime që nuk lidhen vetëm me cilësinë e futbollistit. Koha ka kaluar dhe ai po luan një rol të rëndësishëm”.

E ardhmja e Busquets: “Është një rast kaq i veçantë…Në botën e re nuk ka ndryshuar vetëm futbolli në fushë, por edhe në gazetari ka ndryshime dhe janë procese jetësore, gjithçka po ndryshon, por ka gjëra që nuk mund të lihen kurrë pas, si respekti.  Busquets është lojtar i veçantë, “njeri i klubit”, i cili ka kaluar gjithë jetën e tij këtu. Vjen një moment kur, me një lojtar kaq të veçantë, gjëja e parë që mendon është respekti. Natyrisht që klubi është në kontakt të përhershëm me të dhe agjentët e tij, gjë që është normale dhe, kur të vijë koha, do të merret një vendim i përbashkët. Ka lojtarë që meritojnë trajtim të veçantë. Të gjithë ata meritojnë respekt, por disa meritojnë një trajtim të veçantë, sepse është një jetë te Barça. Kur të vijë koha, do të flasim për këtë”./ Super Sport

Top Channel