Franca ndihmë 100 euro shoferëve që përballen me çmimet e larta të karburanteve

07/12/2022 23:02

Franca do të paguajë nga 100 euro për njerëzit me të ardhura të ulëta që përdorin makinat e tyre për të shkuar në punë dhe po luftojnë me çmimet e larta.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministrja Elisabeth Borne, duke shtuar se skema do të nënkuptonte kursime mesatare prej 10 cent për litër, përcjell Telegrafi.

“Rregullat do të jenë të thjeshta. Thjesht shkoni në faqen e internetit të Thesarit, vendosni detajet e targave tuaja dhe deklaroni se keni nevojë për makinën tuaj për punë dhe do të merrni 100 euro në llogarinë tuaj bankare”, citohet të ketë thënë Borne.

Politika e re do të rezultojë në ndihmë financiare të njëhershme për benzinën dhe naftën për “rreth gjysmën e të gjitha familjeve” në vitin 2023, shtoi ajo.

Top Channel