E premte, 06 Janar 2023
21:51
Plagosja e dy personave në Kosovë, serbët bllokojnë rrugën Prevallë-Shtërpcë

Serbët lokalë kanë bllokuar rrugën Prevallë-Shtërpcë pas plagosjes së dy të rinjve në fshatin Drajkovc të Shtërpcës në Kosovë.

21:50
SHBA në dy vjetorin e sulmit të 6 janarit në Kapitol

Uashingtoni ka pasur historikisht një traditë ku lihen mënjanë ndasitë politike, kur përkujtohen ngjarjet traumatike për kombin.

21:41
Sa është pasuria e yllit të kinemasë botërore, Julia Roberts!

Julia Roberts u bë aktore në vitet 1980 me paraqitjen e saj në filmin e nominuar për Oscar “Steel Magnolias”, por shpërthimi i saj i vërtetë në industrinë e filmit erdhi në vitin 1990, kur ajo luajti së bashku me Richard Gere në hitin e madh “Pretty Woman”, duke e kthyer atë në një yll të kinemasë botërore.

21:30
KFOR-i i përgjigjet Serbisë lidhur me dërgimin e ushtarëve në Kosovë

Përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë kanë marrë nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) përgjigjen ndaj kërkesës për dërgimin në Kosovë të deri 1.000 ushtarëve dhe policëve nga Serbia.

21:30
Qindra sirianë në veri protestojnë ndaj afrimit të lidhjeve mes Damaskut e Ankarasë (fotot)

Qindra sirianë në veriun rebel të vendit kanë protestuar ndaj shenjave të afrimit të lidhjeve mes regjimit të Assad dhe Turqisë, pas takimit të dy minsitrave në Moskë për herë të parë që prej vitit 2011.

21:19
Grabitet dyqani në Durrës, autorët marrin paratë dhe largohen! Policia në kërkim të tyre

Një dyqan është grabitur në Durrës pasditen e sotme, ku janë marrë rreth 15 000 lekë të rinj (xhiro ditore).

21:14
Cili është sekreti i të jetuarit gjatë? Gruaja më e vjetër në Amerikë zbulon mënyrën

Gruaja më e vjetër e Amerikës që ka përjetuar dy luftëra botërore dhe një pandemi globale ka vdekur në moshën 115-vjeçare.

21:10
A po ndan Kina informacion të mjaftueshëm mbi përhapjen e Covid 19?

Ndërsa Covid 19 vijon të përhapet në të gjithë Kinën, një sërë vendesh dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë po i bëjnë thirrje Pekinit të ndajë më shumë informacion. Disa prej shifrave të raportuara janë cilësuar si pa vlerë.

21:10
Fan Club Big Brother VIP nis më 8 janar, zbuloni kush do ta moderojë

Të pathënat e Big Brother VIP do t’i zbuloni nga 8 janari në Fan Club.

21:02
10 gjërat që duhet t’i prisni në vitin 2023

Shumë vendime të vitit të ri mund të jenë tashmë në rrjedhën e tyre, por një fitore e lehtë për vetë-përmirësuesit e mundshëm është të zhyteni në art dhe kulturë.

21:02
Superkupa e Kosovës do të luhet në Antalia, vendimi me konsensusin e palëve

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës në mbledhjen e kësaj të  premteje vendosi që përballja e cila do të përcaktojë skuadrën fituese të Superkupës së Kosovës të zhvillohet në Antalia të Turqisë.

20:51
Duhet t’i bëjë vend Ronaldos, ja cili është lojtari fatkeq i Al Nassr

Shfaqen pengesat e para për Cristiano Ronaldon tek Al-Nassr.

20:40
Burrat apo gratë..?! Studimi i fundit mbi COVID-19

Studiuesit nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) analizuan përgjigjet imune të njerëzve të shëndetshëm që kishin marrë vaksinën e gripit.

20:35
22 vjeçari vdes disa javë pas ankesave për dhembje koke dhe lodhje, në rastin e mistershëm në Britani (fotot)

Një student ka vdekur tragjikisht në Britani pasi mjekët nuk i dhanë rëndësi dhimbjeve të tij të kokës duke i quajtur një pasojë e “ankthit”.

20:30
Fjalën “martesë” nuk do ta dëgjoni kurrë nga këto shenja të zodiakut

Disa shenja zodiaku nuk kanë frikë nga vetmia, rutina i lodh dhe u pëlqen të kalojnë kohë me veten e tyre.

20:20
Djali i legjendës Beckham zyrtarizohet te klubi anglez

Djali i David Beckham, Romeo, i bashkohet Brentfordit nga Inter Miami në formë huazimi deri në fund të sezonit.

20:10
Si të humbisni në peshë me “Dietën e Kastravecit”

Kjo është një dietë e thjeshtë, e shëndetshme dhe mbi të gjitha e pasur në vlera.

19:55
Spektakël akulli në Kinë, pritet dyndje vizitorësh në parkun gjigand

Kina hapi festivalin e saj vjetor të akullit në Harbin më 5 janar, Skulptura të larta akulli dhe fishekzjarrë krijuan atmosferën e një spektakli të vërtetë.

19:36
Si u ndanë 320 milionë euro? Në fund të 2022, 240 milionë shkuan për faturat dhe rindërtimin

34 miliardë lekë ose 300 milionë euro janë shpërndarë nga Buxheti i Shtetit në javën e fundit të Dhjetorit. Nëpërmjet një akti normativ, qeveria vendosi që të shpërndajë paratë e pa-shpenzuara përgjatë gjithë vitit.

19:31
Gjermania koordinohet me SHBA-në për mjetet luftarake për Ukrainën

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë ka biseduar me homologun e saj amerikan për të koordinuar mjetet luftarake dhe mbrojtjen ajrore për Ukrainën.

19:28
Armëpushim nga Rusia? Ukraina raporton sulme! Perëndimi dërgon armë

Zjarri i artilerisë mund të dëgjohej nga vija e frontit në Ukrainë të premten, edhe pas fillimit zyrtar të një armëpushimi të shpallur nga Moska dhe të refuzuar nga Kievi.

19:11
Vetëhidhet nga kati i tretë i banesës 55-vjeçari në Vlorë, ndërron jetë

Një 55-vjeçarë në Vlorë është vetëvrarë ditën e sotme duke u hedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte. 

19:09
Panik për Billie Eilish, grabitet shtëpia e familjes së këngëtares!

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka vjedhur shtëpinë e familjes së këngëtares Billie Eilish. Oficerët e LAPD iu përgjigjën një telefonate nga lagjja Highland Park në Los Angeles, rreth orës 21:15, sipas ABC 7.

19:06
Turistët mund të përfundojnë në burg në Dubai pas reduktimit të çmimeve të alkoolit në rezortet e modeleve të rrjetit (fotot)

Turistët në Dubai po paralajmërohen se mund të përfundojnë në burg ose viktima të krimit, si pasojë e një thuajse përgjysmimi të çmimeve të pijeve alkoolike për të joshur më shumë vizitorë, të cilët tentojnë t’i tërheqin dhe Arabia Saudite dhe Katari, shkruante sot britanikja MailOnline.

18:47
Elton Ilirjani: Ermonela Jaho kalon Maria Callas me rolin e Violetës në Metropolitan Opera

“Violeta më e bukur e performuar deri më sot në operan botërore!” Kështu e ka komentuar Elton Ilirjani performancën e Ermonela Jaho ne Metropolitan Opera të New York.

18:46
Bie inflacioni në Eurozonë/ Qëndron në nivelin e 9.2 përqind, shkak rënia e çmimit të gazit

Inflacioni në eurozonë bie sërish në shifra një shifrore ndërsa tendenca rënëse vazhdon   

18:43
Zelensky falënderon Scholz-in për paketën e fuqishme të mbrojtjes

Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka folur me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe e falënderoi atë për një “paketë të fuqishme mbrojtëse” që do të ndihmojë Ukrainën të shmangë trupat ruse.

18:38
Kurti: Presion mbi Serbinë! Thirrje ndërkombëtarëve: Beogradi të pranojë marrëveshje për njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se arritja e njohjes reciproke me Serbinë tani është e mundur, pasi beson në fuqinë e BE-së dhe ShBA-së për të bërë trysni ndaj palës serbe në arritjen e marrëveshjes finale.

18:36
Plagosen dy persona në Kosovë, arrestohet autori i dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar dy persona janë plagosur me armë zjarri, në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, komunë kjo e banuar me shumicë serbe.

18:28
Këto 3 shenjat astrologjike do jenë të tejet të lumtura gjatë 2023-it

Gjatë 2023-it disa shenja astrologjike do jenë të lumtura si kurrë më parë.

18:26
​Suplementet e vitaminës D mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit me 38%

Marrja e suplementeve të vitaminës D gjatë muajve të ftohtë është e domosdoshme.

18:25
Si të kemi një trup dhe mendje më të shëndetshme e më të fortë këtë vit

Ne na pëlqen t’ia bëjmë jetën vetes të vështirë.

18:13
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 37 qytetarë të infektuar dhe 15 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covid19 në vend, për 24 orët e fundit ku 37 qytetarë janë infektuar me Covid19 ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete gjatë kësaj kohe.

18:02
​Escobar e Lajçak vizitojnë të hënën NATO-n

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan, Gabriel Escobar dhe emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Sebri, Mirsolav Lajçak, më 9 janar do ta vizitojnë NATO-n.

18:02
Konflikt në Rrugën e Kavajës, plagoset me mjet prerës 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është plagosur me mjet prerës pas një konflikti në Rrugën e Kavajës.

18:00
Foto/ U raportua i zhdukur prej pesë ditësh, gjendet në Fier 31-vjeçari (emri)

Ferit Sakaj, 30-vjeçari që u deklarua i zhdukur ditën e sotme nga familja e tij në Reskovec, është gjetur nga policia një ditë pasi u shpall i humbur.

17:50
“Maldivet e Evropës”, gazeta belge jehonë plazheve përrallore të Shqipërisë

Gazeta “Le Soir” i ka kushtuar një artikull plazheve të mrekullueshme shqiptare.

17:41
Surfisti profesionist vdes duke lundruar mbi valët portugeze të oqeanit në Nazare (fotot)

Freire kishte rënë nga bordi tij i surfit dhe ishte nxjerrë nga grupet e shpëtimit që nuk arritën ta shpëtonin.

17:30
Rrëfehet Bernardo Silva: Në atdhe nuk kthehem sa për të “varur këpucët në gozhdë”

Prej vitit 2017, Bernardo Silva është pjesë e Manchester Cityt në Angli teksa është një prej lojtarëve kryesorë të trajnerit Pep Guardiola.

17:21
Vrasjet e policisë në SHBA shënojnë tjetër rekord për vitin 2022 – raporti OJQ (fotot)

Policia në SHBA ka vrarë 1,176 njerëz në vitin 2022, duke shënuar një tjetër rekord pas atij të vitit që shkoi, sipas raportit të një grupi OJQ, ndërsa kishte rritje të tentativave të vetëvrasjes së oficerët dhe rritje të krimit në qytetet e mëdha amerikane.

17:15
Iu gjet kokainë në çantë me vlerë 4500 mijë euro, arrestohet ish-ylli i Premier Ligës

Një ish-lojtar i Premier Ligës thuhet se është arrestuar në Irlandë pasi që i është gjetur substancë narkotike e llojit kokainë në vlerë prej 4,500 eurosh.

16:57
Talibanët akuzojnë Princin Harry për krime lufte pas pranimit se ‘ka vrarë 25 vetë’ gjatë shërbimit në Afganistan (fotot)

Duke reaguar ndaj pohimeve në librin e pritur të kujtimeve të Princit britanik Harry ku ai pranon se ka vrarë 25 luftëtarë, lideri vendas Anas Haqqani tha se të vrarët “nuk ishin gurë shahu por njerëz që kishin familje që i prisnin në shtëpi”.

16:44
PS nis takimet e fushatës/ Rama mbledh 12 drejtuesit politikë në qarqe

Pas dy ditësh diskutimesh maratonë me kabinetin qeverisës, Kryeministri Edi Rama ka nisur një takim prej orës 13:00 me të gjithë drejtuesit politik të 12 qarqeve të Partisë Socialiste

16:32
Kush do të jetë trajneri i ri i Belgjikës? Thierry Henry i interesuar

Thierry Henry mund të bëhet trajneri i ri i Belgjikës.

16:30
A e dini se çfarë ndodh në trupin tuaj kur kërcisni dhëmbët?

Ndoshta e gjeni veten duke shtrënguar pa vetëdije nofullën gjatë momenteve stresuese, ndërkohë që jeni të fokusuar në aktivitete të caktuara, ose kjo ndodh kur ju flini gjumë gjatë natës.

16:23
​Ministri i Brendshëm bullgar: Mbi 160,000 migrantë të paligjshëm nuk u lejuan të hyjnë në Bullgari në vitin 2022

Mbi 160,000 emigrantë të paligjshëm u penguan të hyjnë në Bullgari në vitin 2022, tha ministri i Brendshëm Ivan Demerdzhiev në Kuvend të premten, duke iu përgjigjur një pyetjeje në një qendër kontakti trepalëshe Bullgari-Greqi-Turqi në pikën kufitare “Kapitan Andreevo”, Bullgari Jugore.

16:05
Gabimet që ju plakin më shpejt, çfarë duhet të shmangni

Plakja është një proces natyral të cilin njeriu nuk e eviton dot.

16:04
‘Beteja’ për titullin e Burrit më të gjatë në botë ashpërsohet nga sfiduesit afrikanë (fotot)

Ai që njihet si ‘burri më i gjatë në botë’ ka refuzuar sot pretendimet e një sfiduesi duke insistuar se: “Unë jam ende numri një”.

15:58
Jeta e Gianluca Viallit, nga Championsi i fundit i Juves si lojtar e trajner te Chelsea

Bota e futbollit sërish në zi. Pas vdekjes së Sinisa Mihajlovic, dhe Pele, këtë të premte në Londër ku ishte shtruar në spital, u shua edhe një tjetër kampion, Gianluca Vialli.

15:56
Britania: Luhansku, Donjecku, zyrtarisht pjesë e Forcave të Armatosura Ruse

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë, në njoftimin e saj të fundit, të publikuar të premten në rrjetin social, Twitter shkroi se “njësitet paraushtarake nga Republika Popullore e Luhanskut dhe Republika Popullore e Donjeckut u integruan zyrtarisht në forcat e armatosura ruse më 31 dhjetor 2022.

15:46
Britania, “hall i ri”: Nuk ka vend për emigrantët as në qendra pritjeje e as në burgje

Plani i kryeministrit Rishi Sunak për të burgosur çdo emigrant të paligjshëm që kalon La Manshin po gomone, duket ka vështirësi implementimi.

15:38
Punonjëset e fasonerisë në Bilisht ia arrijnë qëllimit: Kryesindikalistja do të rikthehet në punë

Punonjëset e fasonerisë në Bilisht janë rikthyer sot në punë, dy ditë pasi protestuan për largimin pa të drejtë sipas tyre te kryetares së sindikatës Mira Shega. e cila kërkonte të drejtat e punonjëseve dhe plotësimin e kushteve në punë.

15:30
Kreu i rajonit energjitik rus përplaset për vdekje me makinë teksa kalonte rrugën në Rusinë qendrore (fotot)

Ish-kryeministri i një rajoni rus të pasur me naftë është përplasur dje për vdekje nga një makinë teksa kalonte rrugën në këmbë, në incidentin më të fundit fatal të zyrtarëve të lartë në Rusi.

15:27
Dita e ujit të bekuar/ Besimtarët ortodoksë zhvillojnë ceremoninë e kryqit

Kremtimi i festës së ujit të bekuar në Korçë ka nisur prej orëve të para të mëngjesit me celebrimin e meshës për të gjithë besimtarët në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

15:16
Java tjetër sjell shiun dhe dëborën! Dielli i ngrohtë i lë vendin temperaturave minus

Pas temperaturave të ngrohta të pazakonta për dhjetorin dhe fillimin e janarit, javës tjetër do të përballemi me temperaturat tipike të dimrit.

15:15
Gripi që po prek fëmijët/ Dyndje në pediatri, temperaturë 40 që zgjat disa ditë

Virozat e stinës dhe gripi që është në qarkullim kanë sjellë një fluks të shtuar në urgjencën e pediatrisë në QSUT.

15:10
Anulohen operacionet në zemër/ Në QSUT mungojnë pajisjet! Të sëmurët përcillen në spitalet private

Në shërbimin e kardiokirurgjisë janë ndërprerë ndërhyrjet kirurgjikale për shkak se në sallat e operacioneve mungojnë oksigjeneretorët, materiale shumë të domosdoshme në sallë kur kryhen ndërhyrje në zemër.

15:01
Hera e parë që nga Lufta Civile! “Bllokohet” qeveria e SHBA-së, s’ka kryetar Kongresi

Tre ditë votime, 11 vota dhe Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ende nuk ka një kryetar! Ngërçi është pasojë e mosmarrëveshjeve në mesin e republikanëve lidhur me zgjedhjen e drejtuesit të ri të dhomës së ulet të Kongresit amerikan.

14:39
Perez nuk përmbahet, ofron 120 mln € euro për yllin e Botërorit

Josko Gvardiol ishte një ndër surprizat më të bukura në Botërorin e Katarit. Qendërmbrojtësi shkëlqeu me Kroacinë duke u shfaqur lideri i prapavijës së kombëtares që fitoi medaljen e bronztë në Kupën e Botës.

14:27
Nis asfaltimi i rr. “Xhon Belushi” në Njësinë 4, Veliaj: Në Tiranë ecim përpara vetëm me punë

Rruga “Xhon Belushi” në Njësinë 4 është segmenti i radhës, i cili po asfaltohet nga Bashkia e Tiranës.

14:21
Studimi, profesionet të cilat rrezikojnë mirëqenien e zemrës

Sipas një studimi të realizuar nga shkencëtarët të “American Heart Association” thuhet se disa profesione rrezikojnë mirëqenien e zemrës dhe vetë peshës së trupit.

14:12
“I guximshëm dhe plot dinjitet”, familja e Viallit i prek të gjithë

Vdekja e Gianluca Viallit ka tronditur futbollin italian, por jo vetëm. Ish-sulmuesi ikonik i viteve ’90, u diagnostikua me sëmundje të keqe në pankreas në vitin 2017.

14:05
Dridhja e syrit, arsyet shëndetësore pse ndodh dhe si ta shmangni

Tiku nervor i syit ka të bëjë me pulsime të shpeshta që prekin njërin sy, të cilat i ka përjetuar shpesh shumica prej nesh.

13:59
Apeli i GJKKO lë në burg kunatin dhe shoferin e biznesmenit të hidrokarbureve, Rezart Taçi

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka miratuar masën e arrestit me burg ndaj Bledar Lilos, i akuzuar nga SPAK për ‘pastrim parash’, në kuadër të grupit kriminal.

13:40
Papa kremton Epifaninë: Kërkimin e Zotit ta nisim nga pyetjet/ Hidhet kryqi në Greqi

Papa Françesku kremtoi meshën e Epifanisë, ditës së ujit të bekuar që festohet në 6 janar në shumë vende të botës.

13:40
Raportime për luftime, hyn në fuqi i ashtuquajturi ‘armëpushim’ i Kremlinit

Armëpushimi i shpallur nga Kremlini në Ukrainë, për Krishtlindjen Ortodokse, hyri në fuqi më 6 janar, por është e paqartë nëse ndonjëra palë do t’i përmbahet, pasi Kievi dhe disa qeveri perëndimore – përfshirë Qeverinë amerikane – e quajtën armëpushimin si pretekst të Rusisë për t’u rigrupuar, pas ngecjeve që ka pësuar në fushëbetejë gjatë javëve të fundit.

13:22
Ndalohet djali i El Chapos/ “Luftë” në Meksikë: Masakrohen forcat e sigurisë!

Përleshje të ashpra shpërthyen në Sinaloa të Meksikës pas arrestimit të djalit të lordit famëkeq meksikan të drogës “El Chapo”.

13:12
Besimtarët ortodoksë zhvillojnë ceremoninë e kryqit në Korçë

Dita e Ujit te Bekuar është kremtuar nga besimtarët ortodoksë në Korçë.

13:06
Fluks i lartë udhëtarësh në Portin e Durrësit/ 60 mijë pasagjerë vetëm në dhjetor, nisin lundrimet e dyfishta të trageteve

Rreth 60,000 pasagjerë dhe 20,422 automjete kanë udhëtuar nga dhe drejt portit të Durrësit përgjatë muajit dhjetor 2022. Ndërkohë në 5 ditët e para të këtij viti janë larguar drejt Italisë 10,650 persona.

12:48
Dita e Ujit të Bekuar/ Në Vlorë, rituali i hedhjes së kryqit zhvillohet në det

Katër të rinj janë hedhur në det në Vlorë, për të marrë kryqin në Ditën e Ujit të Bekuar.

12:46
Fotot/ Rama takim me krerët e institucioneve, i drejton gishtin Manajt, të tjerët diskutime e përqafime

Pas takimit që pati me kreun e shtetit Bajram Begaj, Rama la Presidencën dhe iu drejtua Pallatit të kongreseve, aty ku zhvilloi një takim me krerët e institucioneve në varësi të qeverisë.

12:39
700% rritje te bebet, në Argjentinë të fiksuar pas emrit të Lionel Messit

Lionel Messi ia doli më në fund të fitonte Kupën e Botës, i vetmi trofe që i mungonte. “Pleshti” zhvilloi një Botëror fantastik dhe bashkë me shokët e skuadrës rikthyer trofeun e madh në Buenos Aires pas 36 vitesh.

12:28
“Vit verdian” në TKOB/ 210-vjetori i vdekjes së kompozitorit fut kryeveprat e tij në kalendar

TKOB i bashkohet teatrove të tjerë përreth globit në shpalljen e 2023-it si “Viti Verdian”, me rastin e 210-vjetorit të vdekjes të kompozitorit, Giuseppe Verdi.  

12:19
Hetimi për spiunët rusë/ Nuk janë zbërthyer ende telefonat dhe droni i sekuestruar

Hetimi i tre të akuzuarve për spiunazh nuk ka ecur sikurse pritej. Nga tetë pajisje telefonike të sekuestruara një kompjuter laptop dhe një dron, nuk janë hasur që të gjithë për të parë përmbajtjen e tyre.

12:15
Serbia në shënjestër të grupit të hakerëve Anonymous

Disa përdorues të rrjetit social Twitter, të cilët pretendojnë të jenë pjesë e grupit ndërkombëtar të hakerëve, Anonymous, morën përgjegjësinë për rrëzimin e ueb-faqes zyrtare të Ushtrisë së Serbisë, disa ditë pasi e paralajmëruan presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, se e kishin vënë atë në shënjestër.

12:06
Foto/ Goma që i mori jetën pronarit të gomisterisë në Lezhë

Kjo gomë kamioni i mori jetën pronarit të një gomisterie mëngjesin e kësaj te premteje në Lezhë.

12:05
Vizita e fillimvitit/ Meta shkon në selinë blu, e pret Flamur Noka

Kryetar i Partisë së Lirisë ka bërë vizitën e parë për këtë vit në selinë blu, ku është takuar me Flamur Nokën.

11:58
Një 15-vjeçar kap kryqin në Fier, besimtarët ortodoksë marrin ‘ujin e bekuar’ në shtëpi

Besimtarët ortodoksë në qytetin e Fierit kanë festuar këtë të premte Ditën e Ujit të Bekuar. Kisha e Shën Gjergjit ka organizuar hedhjen e kryqit në ujë.

11:38
Hidhet në Berat Kryqi i Ujit të Bekuar, shtatë të rinj futen në ujërat e ftohtë të Osumit

Dita e 6 Janarit, që simbolizon ditën shenjtë të Ujit të Bekuar, në qytetin e Beratit përcillet çdo vit si një festë e madhe për të gjithë besimtarët e krishterë.

11:36
Rama takon Begajn: Folëm për ndryshimet e ambasadorëve dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin Bajram Begaj këtë të premte.

11:29
Gabimet që ju plakin më shpejt, çfarë duhet të shmangni

Plakja është një proces natyral të cilin njeriu nuk e eviton dot.

11:21
Dita e ujit të bekuar/ Hidhet kryqi në Portin e Durrësit, kapet nga një 16-vjeçar

Besimtarët iu drejtuan kishave ortodokse për shërbesat e Shfaqjes së Perëndisë dhe bekimit të ujërave në Durrës.

10:57
Bastet e paligjshme sportive, dy të arrestuar në Tiranë

Dy persona janë arrestuar në Tiranë për vënie bastesh sportive, në mënyrë të jashtëligjshme.

10:56
Futbolli italian në zi, Gianluca Vialli ndërron jetë në moshën 58-vjeçare

Gianluca Vialli nuk ia ka dalë të fitojë betejën me sëmundjen e keqe në pankreas. Ish-sulmuesi i njohur italian, ka ndërruar jetë sot në Londër në moshën 58-vjeçare.

10:51
Greqia në alarm, rritje të rasteve me koronavirus dhe grip/ Mungesa e barnave përkeqëson situatën

Me shqetësim po ndjekin specialistët e shëndetit në Greqi rritjen e rasteve me koronavirus, grip dhe virozat e stinës, siç evidentohen ato nga të dhënat e publikuara prej Organizmit Kombëtar të Shëndetit Publik (EODY).

10:31
Miell insektesh në ushqimet europiane/ BE miraton shitjen e miellit të Acheta domesticus

Pas larvave, do të hamë edhe karkalecat: Pluhuri i tyre do të mbërrijë në tryezat tona, shkruajnë mediat italiane, të cilat njoftojnë se Bashkimi Europian e ka dhënë tashmë dritën jeshile për hedhjen e këtij ushqimi të ri në treg.

10:29
KFOR-i largon barrikadat e fundit në veri të Kosovës

Ditët e para të këtij viti kanë filluar me intensifikimin e angazhimit të komunitetit ndërkombëtar për të shtyrë përpara dialogun Kosovë-Serbi me qëllim arritjen e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

10:14
Vritet një ushtar gjatë shkëmbimit të zjarrit në një kazermë në Austri

Një ushtar është vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në një kazermë në një bazë ajrore në qytetin austriak të Viner Neustad, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes.

10:14
Ndryshime në stafin e Kombëtares, zbulohet “urdhri” i Sylvinhos

Sylvio Mendes Campos Junior do të prezantohet të hënën si trajneri i ri i Shqipërisë.

10:09
I dyti në historinë e Premier League, Kane arrin rekordin e Sheringham

Pas dygolëshit të shënuar ndaj Crystal Palace, në fitoren 0-4 të Tottenham, Harry Kane bëhet pjesë e historisë së Premier League.

10:00
“Lekët ose të vrava”/ U dhunua rëndë dhe u grabit, flet e moshuara në Maliq: Më morën 10 mijë euro që kisha kursyer nga tokat

Një grua 67-vjeçare ka rënë pre e dhunës dhe grabitjes në Pirg të Maliqit disa ditë më parë.

09:47
I rrahu dhe kërcënoi me armë zjarri automatik gruan dhe fëmijët, në pranga 40-vjeçari në Kukës

Një 40-vjeçar në Kukës ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ndaj fëmijëve, emë pas i ka kërcënuar ata me armë zjarri.

09:37
Dhoma e Përfaqësuesve ende pa kryetar të ri

Lideri republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, ka dështuar sërish që të zgjidhet në krye të këtij institucioni.

09:24
PSG vazhdon “gjuetinë” e talenteve, nis punën për afrimin e sulmuesit të Crystal Palace

PSG vijon ende të punojë për merkaton dhe jo vetëm, pasi parizienët tani po synojnë lojtarë të rinj dhe me perspektivë për të ardhmen.

09:18
I plasi goma e kamionit teksa po e frynte, ndërron jetë pronari i gomisterisë në Lezhë

Një incident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e kësaj te premteje në Lezhë.

09:07
Presidenti Biden njofton masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm në SHBA

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të enjten masa kundër emigrantëve që përpiqen të hyjnë pa autorizim në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet Meksikës, ndërkohë që do të ofrohet mundësia për hyrje të ligjshme për deri në 30 mijë persona në muaj nga Venezuela, Nikaragua, Kuba dhe Haiti.

08:53
Chollet: Duhen vendime të vështira dhe kurajo nga udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë

Në një intervistë për shërbimin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës, këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Schollet foli për prishmëritë gjatë vizitës që do të bëjë së shpejti në Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

08:51
Tregu i ri i Farkës, Rama: Shkurton kostot financiare për fermerët dhe konsumatorët

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga tregu publik i ri i Farkës në Tiranë, i cili është drejt përfundimit.

08:41
XBB.1.5, nënvarianti i ri i virusit korona po përhapet me shpejtësi

Pothuajse gjysma e rasteve aktuale të infektimeve me Covid në SHBA i takojnë nënvariantit XBB.1.5. Ky nënvariant po përhapet tani në mbarë botën, por nuk është më vdekjeprurës se varianti origjinal Omikron.

08:37
Ktheu lokalin në pikë shitje kokaine/ Arrestohet pronari dhe kamerieri në Krujë

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Krujë pasi e kishte kthyer lokalin që kishte marrë me qira në një pikë shitjeje për kanabis dhe kokainë.