Zjarre masive në Kolorado të SHBA-së, tre zjarrfikës humbin jetën duke luftuar flakët, dy të tjerë plagosen
Misioni historik Artemis 2, që rikthen njerëzimin drejt Hënës pas më shumë se 50 vitesh, po vijon me sukses të plotë.
Sipas NASA-s, ekuipazhi ka përfunduar me sukses ndezjen e motorëve për të dalë nga orbita e Tokës dhe për të nisur udhëtimin drejt satelitit natyror.
Entuziazmi në bord është aq i madh, sa astronautët janë “ngjitur pas dritareve” për të shijuar pamjen spektakolare të hapësirës, madje duke i ndotur ato nga afërsia dhe kurioziteti për të fotografuar.
Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, astronauti kanadez Jeremy Hansen deklaroi se ekuipazhi ndihet shumë mirë gjatë udhëtimit: “Ekuipazhi ndihet mjaft mirë këtu lart, në rrugën për në Hënë”. Ai shtoi se e ndjeu qartë forcën dhe përkushtimin e nevojshëm për një mision të tillë historik.
Hansen, i cili pritet të bëhet jo-amerikani i parë që udhëton drejt Hënës në një mision të tillë, theksoi gjithashtu rëndësinë e arritjes: “Njerëzimi ka demonstruar edhe një herë se çfarë është i aftë të bëjë”.
Misioni Artemis 2 konsiderohet një hap vendimtar drejt rikthimit të qëndrueshëm të njerëzve në Hënë dhe përgatitjes për eksplorime të ardhshme edhe më të thella në hapësirë.
Top Channel