Punonjëset e fasonerisë në Bilisht ia arrijnë qëllimit: Kryesindikalistja do të rikthehet në punë

06/01/2023 15:38

Punonjëset e fasonerisë në Bilisht janë rikthyer sot në punë, dy ditë pasi protestuan për largimin pa të drejtë sipas tyre te kryetares së sindikatës Mira Shega. e cila kërkonte të drejtat e punonjëseve dhe plotësimin e kushteve në punë.

Nga komunikimi me Mira Shegën, bëhet me dije se administratori i fasonerisë Fation Shega ka tërhequr mbrapsht pushimin nga puna të kryetares së sindikatës dhe do të lejojë zhvillimin e sindikatës në fasoneri. Sipas saj, do të plotësohen edhe kushtet e tjera të kërkuara nga punonjëset.

Një ditë më parë, Inspektoriati i Punës zhvilloi edhe një takim me punonjëset dhe pritet dhe përfundimi i një raporti.

Lexo edhe: Punonjëset vazhdojnë protestën, Inspektorati i Punës pezullon aktivitetin e fasonerisë në Bilisht

Top Channel