Qindra sirianë në veri protestojnë ndaj afrimit të lidhjeve mes Damaskut e Ankarasë (fotot)

06/01/2023 21:30

Qindra sirianë në veriun rebel të vendit kanë protestuar ndaj shenjave të afrimit të lidhjeve mes regjimit të Assad dhe Turqisë, pas takimit të dy minsitrave në Moskë për herë të parë që prej vitit 2011.

Disa qindra demonstrues u mblodhën në Al-Bab, qyteti kontrolluar nga fraksionet rebele të mbështetura nga Ankaraja, raportonte rrjeti AFP.

“Ne nuk duam riafrim,” tha demonstruesi Sohbi Khabiyeh, i cili ishte zhvendosur aty nga rrethinat e Damaskut.

“Nuk riafrohemi kurrë me regjimin e Assad, mos ndihmoni Assadin kundër nesh, bëhuni me ne”, shtoi ai.

Demonstrata vjen pas takimit të ministrave të mbrojtjes së Sirisë, Turqisë dhe Rusisë të mërkurën në Moskë, për herë të parë që prej nisjes së konfliktit të rëndë sirian një dekadë më parë.

Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu dhe homologët e tij turk e sirian, Hulusi Akar e Ali Mahmoud Abbas, thanë se diskutuan “mënyra për zgjidhjen e krizës në Siri, për problemin e refugjatëve dhe luftën ndaj grupeve ekstremiste”.

Takimi është sinjali më i fundit i një afrimi mes Damaskut e Ankarasë, që është nga mbështetëset kryesore të forcave opozitare në Siri.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili deri vitet e fundit quante Assad “vrasës”, muajin që shkoi foli për një “takim të mundshëm” me homologun sirian.

Rreth gjysmë milioni njerëz janë vrarë në konfliktin në Siri, ndërsa rreth gjysma e popullsisë së vendit është detyruar të largohen nga shtëpia drejt vendeve të tjera.

Qyteti veriperëndimor i Idlib, nga një grup militantësh armiqësor ndaj politikave të Erdogan.

“Kam ardhur të shpreh refuzimin tim ndaj afrimit me regjimin kriminal të Asad i cii ka larguar të gjithë njerëzit nga shtëpitë e tyre,” tha demonstruesja Salwa Abdel Rahman.

“Edhe nëse e gjithë bota afrohet me të regjim kriminal ne nuk riafrohemi”, shtoi ajo.

FOTO GALERI
1/2
Qindra sirianë në veriun rebel të vendit kanë protestuar ndaj shenjave të afrimit të lidhjeve mes regjimit të Assad dhe Turqisë, pas takimit të dy ministrave në Moskë

Top Channel