Kreu i rajonit energjitik rus përplaset për vdekje me makinë teksa kalonte rrugën në Rusinë qendrore (fotot)

06/01/2023 15:30

Ish-kryeministri i një rajoni rus të pasur me naftë është përplasur dje për vdekje nga një makinë teksa kalonte rrugën në këmbë, në incidentin më të fundit fatal të zyrtarëve të lartë në Rusi.

61 vjeçari Magomed Abdulayev, i afërt me ish-presidentin rus Dmitry Medvedev, u dërgua në spital por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve në qytetin e Makhachkala në brigjet e detit Kaspik.

Mediat në Ukrainë sugjeronin se incidenti është një tjetër nga vdekjet e dyshimta të zyrtarëve të lartë rusë në 2022, që është dominuar nga lufta në Ukrainë.

Abdulayev, ish-rektor i universitetit të Dagestan, po kalone në anën tjetër të rrugës Magomed Gadzhiev kur u godit fatalisht nga një automjet tip Niva.

Shoferi i mjetit raportohej se ishte një 55 vjeçar i identifikuar por nuk ka njoftime nëse është ndaluar apo arrestuar.

Abdulayev i cili po kalonte rrugën në këmbë, ka qenë drejtues i rajonit të pasur me naftë Dagestan nga viti 2010 deri në 2013, i emëruar nga Medvedev.

Medvedev – zëvendës i presidentit rus Putin – ka studiuar me Abdylayev në universitetin e St Petersburg, sipas raportimeve.

Rrjeti ukrainas Pravda Geraschenko i drejtuar nga Anton Geraschenko shkruante: “Një tjetër vdekje e dyshimtë e një zyrtari të lartë rus. Një makinë ka shtypur ish-kryeministrin e Dagestan në Makhachkala.

Vdekja vjen një muaj pasi emisari i Putin në qytetin e pushtuar të Kherson, Kirill Stremousov, u vra në një aksident me makinë në mjetin e tij të blinduar Lexus.

Një numër vdekjesh të dyshimta, të gjitha të lidhura me sektorin energjitik të vendit kanë goditur Rusinë që prej pushtimit në Ukrainë.

Leonid Shulman, 60 vjeç, kreu i transportit të Gazprom Invest, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij me plagë thike.

Milioneri Alexander Subbotin, 43 vjeç, i lidhur me gjigantin energjitik Lukoil u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në maj.

Një teori thotë se Subbotin u vra me helm bretkose.

Në prill zyrtari Kremlinit, Vladislav Avayev, kreu në dukje vetëvrasje. Ai kishte lidhje me bankën Gazprombank.

FOTO GALERI
1/4
Ish-kryeministri i një rajoni rus të pasur me naftë është përplasur dje për vdekje nga një makinë teksa kalonte rrugën në këmbë

Top Channel