Ferit Sakaj, 30-vjeçari që u deklarua i zhdukur ditën e sotme nga familja e tij në Reskovec, është gjetur nga policia një ditë pasi u shpall i humbur.

Policia bën me dije se ky shtetas u gjet, në gjendje të mirë shëndetësore, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Lajmin e për zhdukjen e tij e konfirmoi kunati dhe e motra e të humburit që jetojnë e punojnë prej vitesh emigrantë në Greqi.

Ata pohuan se një ditë më pare familjarët e tij kishin shkuar në policinë e Roskovecit ku kanë kryer edhe denoncimin për zhdukjen e tij.

30-vjeçari ishte larguar nga banesa pesë ditë më parë dhe nuk ishte kthyer më. Largimi ka qenë në datën 1 janar.

E ëma e 30-vjeçarit ka kryer denoncim në policinë e Roskovecit dhe ka pohuar se ai kur ishte larguar i kishte thënë se do shkonte tek e motra në Fier, pasi ajo ka një vajzë të martuar në Fier dhe nuk është kthyer më. 30-vjeçari i zhdukur është edhe i sëmurë.

Fier / Në vijim të kallëzimit të shtetases Z. S., për largimin nga banesa të djalit të saj 32-vjeçar, ju bëjmë me dije se ky shtetas u gjet nga Policia, në gjëndje të mirë shëndetësore, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Top Channel