Superkupa e Kosovës do të luhet në Antalia, vendimi me konsensusin e palëve

06/01/2023 21:02

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës në mbledhjen e kësaj të  premteje vendosi që përballja e cila do të përcaktojë skuadrën fituese të Superkupës së Kosovës të zhvillohet në Antalia të Turqisë.

Përplasje në fjalë, mes kampionit të Superligës së Kosovës, Ballkani, dhe Llapi, fitues i Kupës, do të luhet më 21 janar.

Kjo është hera e dytë që kjo ndeshje e Superkupës së Kosovës luhet në këtë vend. Kuptohet që vendimi është marrë pas konsultimit me drejtuesit e të dy klubeve, që në këtë periudhë do të vijojnë përgatitjet pikërisht në Antalia të Turqisë./ Super Sport

Top Channel