Vrasjet e policisë në SHBA shënojnë tjetër rekord për vitin 2022 – raporti OJQ (fotot)

06/01/2023 17:21

Policia në SHBA ka vrarë 1,176 njerëz në vitin 2022, duke shënuar një tjetër rekord pas atij të vitit që shkoi, sipas raportit të një grupi OJQ, ndërsa kishte rritje të tentativave të vetëvrasjes së oficerët dhe rritje të krimit në qytetet e mëdha amerikane.

Grupi Mapping Police Violence – grup i lidhur me aktivistët e ‘Black Lives Matter’– zbuloi se policët kanë vrarë me armë zjarri, me pistoletë elektrike ose rrahur për vdekje 31 njerëz më shumë se në vitin 2021, kur ata ksihin vrarë 1,145 njerëz.

Vetëm në 12 ditë të vitit të shkuar nga pa pasur vrasje nga policia ndërsa mesatarja ishte prej tre vrasjesh në ditë.

132 nga vrasjet e policisë nuk ishin të dyshuar për krim, dhe 98 përplasje fatale kishin nisur nga ndalimet e automjeteve për kontroll.

Neë Orleans në shtetin e Louisiana ishte kryeqyteti vrasjeve për SHBA në 2022, duke ia marrë titullin famëkeq St. Louis, Missouri me 280 njerëz të vrarë, 13 prej të cilëve nga policia.

Një total prej 323 oficerësh ishin qëlluar me armë në detyrë në të gjithë SHBA, 60 prej të cilëve kishin vdekur.

Aktivisti Patrick Yoes fajësonte për këtë “prokurorët e korruptuar që nuk burgosnin kriminelët e rrezikshëm ose i lironin ata.

FOTO GALERI
1/3
Policia në SHBA ka vrarë 1,176 njerëz në vitin 2022, duke shënuar një tjetër rekord pas atij të vitit që shkoi

Top Channel