Dita e Ujit të Bekuar/ Në Vlorë, rituali i hedhjes së kryqit zhvillohet në det

06/01/2023 12:48

Katër të rinj janë hedhur në det në Vlorë, për të marrë kryqin në Ditën e Ujit të Bekuar.

19-vjeçari Athanas Davidi ka kapur kryqin e hedhur nga prifti, ndërsa ceremonia është ndjekur nga dhjetëra besimtarë dhe qytetarë të tjerë.

Kremtimi nisi në kishë dhe pas përfundimit të meshës, u zhvillua rituali i hedhjes së kryqit në det. Prifti i kishës së “Shën Theodorit” në Vlorë,  At Konstandin Prifti ka uruar besimtarët.

Për besimtarët e krishterë, dita e 6 Janarit simbolizon jo vetëm ditën e pagëzimit të zotit të tyre Jezu Krishtit, por edhe pastrimin e të gjitha ujërave të ndotur në mbarë botën, duke lajmëruar faljen e mëkateve dhe mëshirën e Perëndisë.

Top Channel