“Lekët ose të vrava”/ U dhunua rëndë dhe u grabit, flet e moshuara në Maliq: Më morën 10 mijë euro që kisha kursyer nga tokat

06/01/2023 10:00

Një grua 67-vjeçare ka rënë pre e dhunës dhe grabitjes në Pirg të Maliqit disa ditë më parë.

Një person i maskuar, ende i paidentifikuar nga i është futur në shtëpi dhe i ka grabitur 10 mijë euro, të cilat e moshuara pretendon se i ka mbledhur nga shitja e tokave pasi fëmijë nuk ka.

Për mediat Luljeta Hoxha ka treguar sesi autori i grabitjes e lidhi, e dhunoi derisa i ra të fikët.

“Deri në orën 10 pa 20 isha zgjuar, rashe të flija dhe ikën dritat. U hap porta, unë isha shtrirë, erdhi një trup i gjatë dhe m’u hodh sipër. Leket me tha se të vrava. I thoja se nuk kam lek, vetëm pensionin. Leket me tha përsëri se të vrava. Me lidhi duart dhe gojën me një leckë dhe litar, dhe me godiste. Me mori zvarrë nga dhoma tjetër, e më kërkonte përsëri lek. Nxori thikën. Me godite me shkelma.

Leket i kisha kursime sepse kisha shitur tokat. Mendoja të kisha lekët për t’u pleqëruar e varrosur. 10 mijë euro mi mori. Në divan i kisha fshehur, aty ku flija. I gjeti vet. Policia erdhi pasi u përmenda. Kam dhimbje të mëdha.

Shkova në komshinjtë, kërkova ndihmë. Isha e goditur dhe me ënjtje. Lajmëroi policinë komshia, në pyetën dhe u tregova. Me mori policia me solli pa ndjenja në spital. Nuk kam dyshime kush mund të jetë, nuk e di,” – tregon mes dhimbjes e moshuara.

Top Channel