Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga furgoni i policisë, momenti kur kryebashkiaku Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative

03/04/2026 13:10

Kryebashkiaku Erjon Veliaj e la burgun dhe leximin e fashikujve të SPAK, për të folur në gjykimin administrativ përmes të cilit kërkon largimin nga drejtësia të njërit prej prokurorëve që e hetoi.

Duke kërkuar shfuqizim të dekretit të ish-presidentit Bamir Topi gjatë vitit 2008 që emëroi z. Ols Dado si prokuror të Republikës.

Veliaj u shpreh në seancë se nuk e bëri kërkesën për shkaqe personale, por si përfaqësues i Bashkisë së Tiranës, pasi “jam i hetuar nga njerëz që nuk kanë përfunduar magjistraturën dhe jam arrestuar nga Nesti Angoni që nuk ekziston”, u shpreh Veliaj.

Avokati i prokurorit Ols Dado këmbënguli se kërkesa nuk duhet pranuar, pasi Veliaj nuk ka interesa të ligjshme dhe se në hetime është i përfshirë edhe një prokuror tjetër. Gjykata u dha kohë palëve deri në datën 8 maj që të rregullohet ndërgjyqësia, në të kundërt do të vendoset pushimi i çështjes.

Ky proces u mbajt në të njëjtën ditë kur në Gjykatën e Posaçme, Veliaj nuk u paraqit, ndërsa mbrojtësi i tij kërkoi dy javë kohë të njihet me fashikujt. Ols Dado e kundërshtoi kërkesën, ndërkohë që pranoi kërkimin për gjykim të shkurtuar të 10 të pandehurve. SPAK u shpreh kundër, nga ana tjetër, për kërkesën që çështja e Klotilda Bushkës, Fatjon Bacit, Elman Abules të veçohet dhe pasi të shpallet moskompetenca të gjykohet si krim i zakonshëm nga gjykata e kryeqytetit. Seanca e radhës do të mbahet në datën 15 prill.

Top Channel