Virozat e stinës dhe gripi që është në qarkullim kanë sjellë një fluks të shtuar në urgjencën e pediatrisë në QSUT.

Vetëm në një ditë paraqiten mbi 300 raste, ku simptoma më e zakonshme është temperatura e larte deri në 40 që zgjat disa ditë.

Krahas temperaturës, bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes, prekja e mushkërive janë disa prej arsyeve përse të vegjëlit kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Nuk mungojnë as raste kur duhet shtrimin në spital.

Fluksi i lartë sjell edhe pritjen në radhë të prindërve me fëmijë, kryesisht dhe gjatë mbrëmjes. Një shqetësim tjetër që shtohet është ai i recetave që kushtojnë për mjekimin e të vegjëlve.

“Ka qenë me temperaturë, ka disa ditë. Ka dhimbje veshi u bë një jave, e kemi sjell prap. Janë shumë shtrenjtë ilaçet. Është me grip, e kam sjell për ta vizituar”.

Edhe në qendrat shëndetësore është shtuar numri i vizitave, ku mesatarisht një mjek pediatër ka 30-35 raste në ditë.

Kjo situatë ka sjell edhe mungesa në shkolla, ku në ditët e para të vitit të ri, në klasa ka pasur më pak nxënës për arsye shëndetësore.

Top Channel