Futbolli italian në zi, Gianluca Vialli ndërron jetë në moshën 58-vjeçare

06/01/2023 10:56

Gianluca Vialli nuk ia ka dalë të fitojë betejën me sëmundjen e keqe në pankreas. Ish-sulmuesi i njohur italian, ka ndërruar jetë sot në Londër në moshën 58-vjeçare.

Gjatë karrierës si futbollit, Vialli luajti me klube si Juventusi, Sampdoria, Chelsea dhe Cremonese, ndërkohë që me kombëtaren italiane zhvilloi 59 ndeshje dhe shënoi 16 gola.

Vialli fitoi titullin me Sampdorian, titullin dhe Champions me Juven, ndërkohë që në “Stamford Bridge” festoi FA Cup. Verën e kaluar ishte pjesë e stafit të Roberto Mancinit në shpalljen e Italisë kampione Europe në Angli.

Top Channel