E hënë, 05 Dhjetor 2022
12:50
E mitura denoncon 25-vjeçarin për përdhunim në Tropojë

Një 16-vjeçare ka kallëzuar në policinë e Tropojës se është abuzuar seksualisht nga nja 25-vjeçar.

12:47
​Raportime të rreme për bomba në të gjithë Kroacinë

Raportimet për bomba në disa qytete kroate, Zagreb, Labin, Poreç, Karlovac, Varazhdin, Shibenik, Gospiq, janë të rreme, kanë konfirmuar autoritetet.

12:40
Murale kundër dhunës në Gjirokastër, e para vepër e artit të rrugës në dekada

Një vepër e re e artit të rrugës i është shtuar së fundmi Gjirokastrës përgjatë ditëve të fushatës kombëtare të dhunës kundër gruas.

12:37
“Do kërkojë jashtëtokësorët”/ Nis ndërtimi i teleskopit më të madh në botë!

E parë nga lart, do të duket si vepra e një artisti, që ka krijuar me kujdes një rrjet gjigand antenash të cilat mund të ngatërrohen fare mirë me një instalacion tërheqës.

12:35
Festivali i të rinjve/ “Hapat” me 14 shfaqje teatrore drejt fundit

Fondi i Teatrit për të Rinj, ka mbërritur në fazën përfundimtare, dhe po mbahet në Teatrin Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli duke vijuar deri më 13 dhjetor.

12:28
Drejt martesës?! Dedikimi i ëmbël i Mario Balotellit për partneren e tij ngjall dyshime

Futbollisi i njohur Mario Balotelli është ne një lidhje të re me Francesca Monti-n.

12:27
Nuk ndalohet duhani/ Në Tiranë pihet edhe në mjedise të mbyllura

Në lokalet e Tiranës konsumohet duhan edhe në ambiente të mbyllura, a thua se nuk kemi një ligj që e ndalon duhanpirjen.

12:27
“Beso dhe kontrollo”/ Lajçak “zbarkon” në Beograd me mision verifikimi!

I dërguari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, viziton sot Serbinë ku do të takohet me presidentin e vendit, Aleksandër Vuçiç.

12:21
U arrestua dhe torturua pas akuzave për shpifje ndaj gruas së Presidentit të Nigerisë, studenti kërkon falje

Një student nigerian i arrestuar për më shumë se dy javë pasi akuzohej se ka shpifur për gruan e presidentit Muhammadu Buhari në Twitter, u lirua pasi i kërkoi falje zonjës së parë.

12:07
“Alo policia, më rrezikohet jeta pasi të dal nga gjykata”, qytetari në Tiranë ngre në këmbë uniformat blu

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një qytetar ka telefonuar policinë duke kërkuar ndihmë, pasi sipas tij i rrezikohej jeta.

12:07
Zbulohet lista, kush mbërrin sot në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Në edicionin e orës 12:00 Gazetari Top Channel Muhamed Veliu raportoi se cilat delegacione mbërrijnë sot në Tiranë, për të marrë pjesë në samitin e BE me Ballkanin Perëndimor që do të mbahet nesër.

11:53
“Shpëtove mirë që ishe larg meje”, lojtari i Barçës tërbon Deschamps

Një rast i papreçedentë u regjistrua në minutat e fundit të pjesës së parë në ndeshjen Francë-Poloni (3-1). Mbrojtësi që luan te Barcelona, Jules Kounde po luante me një varëse floriri në qafë, diçka e palejueshme.

11:52
Southgate, i impresionuar nga dyshja e mesfushës: Por Franca, e jashtëzakonshme!

Anglia fitoi lehtësisht 3-0 ndaj Senegalit dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e “Katar 2022”. Në fillim ishte Jordan Henderson që zhbllokoi rezultatin pas një asisti të bukur nga Jude Bellingham, ndërsa në minutat shtesë erdhi edhe zhbllokimi i kapitenit Harry Kane.

11:42
Raportohen shpërthime në dy baza ajrore në Rusi

Janë raportuar shpërthime në dy baza ajrore në Rusinë qendrore, qindra kilometra në lindje të zonës luftarake në Ukrainë. Incidentet erdhën pasi Rusia ka kryer një fushatë masive sulmesh ajrore brenda Ukrainës, duke synuar rrjetin elektrik të vendit dhe infrastrukturën tjetër civile.

11:31
Aksidentoi për vdekje të moshuarën, në pranga 27-vjeçari në Elbasan

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan me pasojë vdekjen e një këmbësoreje 84-vjeçare.

11:30
Fillon ndërtimi i teleskopit më të madh në botë

Një nga projektet e mëdha shkencore të shekullit të 21-të fillon fazën e ndërtimit të tij.

11:28
Nesër samiti i BE në Tiranë, TIA bën njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët që kanë fluturim

Aeroporti i Tiranës ka publikuar ditën e sotme njoftim të rëndësishëm në lidhje me masat që do të merren ditën e nesërme, pasi do të ketë fluks të lartë pasagjerësh, për samitin BE-Ballkani Perëndimor.

11:24
Rusia sulmon një ndërmarrje industriale në Kiev, humb jetën një person dhe plagosen tre të tjerë

Një person ka mbetur pa jetë dhe tre të tjerë janë plagosur ditën e sotme në Ukrainë, pasi sulmet ruse goditën kryeqyetin Kiev.

11:14
Gjermania “në alarm”: Deri në 2070-tën, do të ketë “vetëm” pleq!

Plakja e popullatës po kthehet në një fenomen më shumë se shqetësues për Gjermaninë.

11:05
​Vdekja misterioze e kolonelit rus, Moska: Vrau veten

Një kolonel i lartë rus i përfshirë në mobilizimin e pjesshëm të Putinit qëlloi veten pesë herë në gjoks në zyrën e komandantit të tij pasi dyshohet se mori përgjegjësinë për disa nga problemet që lidhen me pushtimin e Ukrainës, ka deklaruar Moska zyrtare derisa këtë e ka pohuar e vetja e tij, Yulia Bojko.

10:53
“Akt prej rrugaçi në ndeshjen me Serbinë”, babai i Xhakës i përgjigjet aktivistes: Rrugaçe je ti, jo Graniti!

Aktivistja nga Kosova, Zana Avdiu shkoi kundër rrymës duke “sulmuar” Granit Xhakën për sjelljen në ndeshjen Zvicër-Serbi (3-2).

10:44
“Sikur të isha në vend të Xhakës”, kampioni shqiptar: Do jepja jetën për atë moment

Fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë vazhdon të komentohet pafund. Granit Xhaka u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, teksa nuk munguan ofendimet dhe përplasjet e mesfushorit me origjinë shqiptare me lojtarët kundërshtarë, si ata në fushe dhe të tjerët në stol.

10:42
Inflacioni në Turqi shënon rënie për herë të parë në më shumë se një vit

Inflacioni vjetor në Turqi ka shënuar rënie në nëntor, për herë të parë në më shumë se një vit, sipas shifrave zyrtare të publikuara të hënën, megjithëse ai mbetet në shkallën më e lartë në 24 vjetët e fundit.

10:36
Aksident në Gjirokastër/ Dëmtohen dy drejtuesit e automjeteve, transportohen në spital

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Virua”. 

10:33
Samiti i 6 dhjetorit, Policia Bashkiake apel shoferëve: Mos parkoni në zonën e kuqe, lironi rrugicat ku do kalojnë personalitetet e larta

Ditën e nesërme Tirana do të presë për herë të parë liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor së bashku me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Brukselit.

10:32
Rekordi i rrallë i djemve të Southgate, askush si Anglia në Katar 2022

Anglia fitoi 3-0 ndaj Senegalit dhe në çerekfinalet e Kupës së Botës do të ndeshet me Francën, kampionen në fuqi.

10:26
Mjaftojnë disa fiq të thatë dhe pak vaj ulliri, trupi juaj do të ‘rilindë’

Fiqtë ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore për të cilat ndoshta nuk jeni në dijeni. Dr. Christopher Gardner, profesor i mjekësisë në Universitetin e Stanfordit, i karakterizon ato si një përbërës të shkëlqyer, që mund të përdoren në shumë mënyra.

10:22
Nesër samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

Disa nga rrugët kryesorë të kryeqytetit, do të bllokohen ditën e e nesërme me 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë do të zhvillohet samiti i Bashkimit Evropian, ku do të vijnë liderët e unionit.

10:14
“Nafta duhet të ishte nën 200 lekë”/ Konfindustria ngre shqetësimin: Pasoja shkatërruese, evazion 300 mln euro në vit

Çmimet e karburanteve në vendin tonë, ndër më të lartat në rajon, janë në kundërshtim me interesin publik dhe me çmimet në tregjet botërore – vlerëson Konfindustria.

09:59
​Mijëra foka gjenden të ngordhura në bregdetin Kaspik

Rreth 2,500 foka janë gjetur të ngordhura në bregdetin Kaspik të Rusisë.

09:56
Armë, panik dhe 300 mijë £ dëme! Zbulohet shkaku pse Sterling u rikthye në Angli

Raheem Sterling mungoi në takimin Angli-Senegal. Sulmuesi i Chelsea braktisi Katarin për t’u rikthyer në Londër për shkak të problemeve familjare sipas raportimit të Federatës Angleze të Futbollit, ndërkohë që është mësuar shkaku i rikthimit të tij në Angli.

09:54
Irani shpërbën Policinë e Dokeve dhe të Zakoneve

Sipas Prokurorit të Përgjithshëm të Iranit Policia e Dokeve dhe e Zakoneve, e cila ishte kryesisht përgjegjëse për zbatimin e kodeve të veshjes për gratë, është shpërbërë.

09:37
Një sakrificë e madhe, Adele ‘refuzon’ të brohorasë për Anglinë në Kupën e Botës!

Edhe pse një fanse e çmendur e ekipit të Anglisë, Adele nuk mund të sillet si një tifoze e vërtetë 100%.

09:23
Vuçiç tha “jo” për pjesëmarrjen në samitin e BE në Tiranë, Brnabiç: Nuk është marrë ende një vendim

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, është shprehur se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk ka marrë ende një vendim në lidhje me pjesëmarrjen në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

09:23
Ukraina: Çmimi tavan ndaj naftës ruse të ulet në 30 dollarë për një fuçi

Ukraina përshëndeti vendosjen e çmimit tavan ndaj naftës ruse prej 60 dollarësh për një fuçi, por tha se ky çmim duhet të ulet në 30 dollarë për të goditur edhe më shumë ekonominë ruse.

09:18
Dita e Brazilit dhe Kroacisë/ Dilema në sulm për Titen, sfidë e veçantë për Modric

Sot zhvillohen dy takimet e radhës të raundit të 1/8-ve në Kupën e Botës. Në fillim zbresin në fushë nënkampionet e Kroacisë, të cilët duhet të kalojën pengesën Japoni. Një sfidë e komplikuar dhe tepër e vështirë për djemtë e Zlatko Dalic.

09:07
​Lufta në Ukrainë: Çmimet e naftës mbeten të qëndrueshme ndërsa afrohet kufiri i naftës së papërpunuar ruse

Kombet e Bashkuara dhe aleatët e saj do të kufizojnë çmimin e naftës ruse në 60 dollarë (49 £) për fuçi.

08:51
Turqia dhe Egjipti/ A po kthehen rivalët në partnerë?

Qeveritë e Kairos dhe të Ankarasë i rikthehen mirëkuptimit, u tha pas një takimi të kryetarëve të dy shteteve. Pas vitesh të tëra rivaliteti madje tani po flitet për bashkëpunim. Por afrimi pritet të jetë i kufizuar.

08:43
Shpërndanin heroinë të ndarë në doza, vihen në pranga 2 persona në Shkodër

Dy persona janë vënë në pranga në Shkodër, pasi u kapën në flagrancë teksa po shpërndanin lëndë narkotike heroinë, të ndarë në doza.

08:30
Blinken: Putin nuk ka treguar asnjë shenjë se është i interesuar për bisedime

Uashingtoni nuk sheh shenja se Moska është e interesuar për bisedime për përfundimin e luftës në Ukrainë, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

08:27
Gjermani: Kërkimi i punës pengesë për punonjësit e huaj të kualifikuar

Cilat janë vështirësitë më të mëdha me të cilat ndeshen ata që duan të vijnë për t’u punësuar në Gjermani? Nevojat e tregut gjerman janë të mëdha, por edhe problemet.

08:10
Pse Bullgaria po dështon të integrojë refugjatët ukrainas?

Për një kohë të gjatë, Svitlana Denichenko kishte punuar si infermiere në departamentin e anesteziologjisë.

08:03
Vendi mbetet në mbizotërimin e vranësirave, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat pritet që herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta në zonat veriore dhe në skajin jugor të Shqipërisë.

07:44
Vihet tritol në murin rrethues të një banese në Sarandë, policia jep detajet e para

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë, ngjarja në orën 04.35 ne lagjen nr.1.

07:42
Primaret për Tiranën, Këlliçi dhe Alimehmeti shkojnë në balotazh

Pas numërimit të votave në të gjitha njesitë e Tiranës, rezulton që edhe kryeqyteti shkon në balotazh, sa i përket Primareve. Belind Këlliçi e Ilir Alimehmeti janë dy kandidatët që do të shkojnë në balotazh. Këlliçi ka arritur të marrë 4040 vota, ndërsa Alimehmeti 2196 vota. I treti më i votuar është Gert Bogdani i […]

E diel, 04 Dhjetor 2022
23:00
Primaret me parregullsi/ Në disa bashki zgjedhjet do përsëriten, dy deputetë pritet të lenë mandatin

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha nuk e di sa simpatizant kanë marrë pjesë në primarët e së dielës. Mbyllja e procesit të votimit për kandidatët për kryetar Bashkie prodhoi vetëm shifrën e pjesëmarrjes, 55 mije e 281 zgjedhës, por askush nuk kishte një përgjigje sa prej tyre ishin me teser partie dhe sa simpatizant.

22:42
Goditi me bërryl zyrtarin e FIFA-s, lojtari i Uruguait pritet të bëhet shembull

Jose Maria Gimenez rrezikon pezullimin me 15 ndeshje për shkak të një incidenti në përfundim të takimit ndaj Ganës. Qendërmbrojtësi është fiksuar duke goditur njërin prej delegatëve të FIFA-s në fushën e lojës.

22:36
​Blinken: SHBA po punon për të shpallur Rusinë një vend sponsor të terrorizmit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Kongresi Amerikan po punon për alternativa për të kapërcyer pengesat për shpalljen e Federatës Ruse shtet sponsorizues të terrorizmit.

22:26
Zgjedhjet lokale/ Partia Demokratike zgjedh kandidatët, kush janë fituesit! PL-ja “merr” katër bashki

Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjen e kandidatëve të Partisë Demokratike të Sali Berishës për zgjedhjet lokale të 2023.

22:17
Rënia e ndjeshme e rritjes ekonomike në Kosovë, sfidë për konsumatorët dhe bizneset

Raportet e institucioneve ndërkombëtare thonë se trysnia e krijuar nga inflacioni global pas agresionit rus në Ukrainë, ka ndërprerë rrugën e rimëkëmbjes së hovshme ekonomike të Kosovës.

22:10
“Sezoni i ‘Big Brother’ po vjen…”Arbana Osmani na tregon përgatitjen e saj të fundit!

Moderatorja e njohur Arbana Osmani së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e gëzueshëm. Familjes së moderatores sapo iu shtua edhe një tjetër anëtar, vogëlushja e sapolindur të cilën mami Arbana dhe babi Eduarti e kanë pagëzuar me emrin Zoi.

22:01
​Pesë bombardues amerikanë gjenden në Adriatik: Ky zbulim mund të zgjidhë një mister 80-vjeçar

Një ekip kërkimor nga Universiteti i Delaware dhe Pentagoni zbuluan pesë bombardues amerikanë B-24 Liberator që u rrëzuan në detin Adriatik pothuajse 80 vjet më parë.

21:49
Sherr me thika në Vlorë, dhëndri plagos kunatin dhe vjehrrin! Transportohen të dy në spital me plagë të rënda

Një konflikt i çastit ka bërë që në Vlorë, në lagjen Cole të përdoren armët e ftohta brenda familjes.

21:38
Kritika ndaj ish-presidentit Trump pas komenteve të tij për Kushtetutën

Zyrtarë demokratë dhe republikanë kritikuan të dielën ish-Presidentin Donald Trump pasi bëri thirrje për “shfuqizimin” e pjesëve të Kushtetutës në lidhje me pretendimin e tij se zgjedhjet e vitit 2020 ishin manipuluar.

21:26
BE do të marrë masa për të parandaluar efektet e paketës amerikane për energjinë e pastër

Bashkimi Evropian do të përshtasë rregullat për ndihmën ndaj vendeve anëtare për të parandaluar një eksod të mundshëm investimesh për shkak të një pakete të re subvencionesh për energjinë e gjelbër miratuar nga Shtetet e Bashkuara, tha të dielën presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

21:19
Vjen edhe goli i tretë/ Anglia shkatërron kampionët e Afrikës, “fik” Senegalin

Anglia dhe Senegali nuk janë ndeshur kurrë më parë, por sonte do të përballen mes tyre në “Al Bayt Stadium” për një biletë në çerekfinalet e Kupës së Botës, aty ku i pret Franca. “4-1-2-3” është rreshtimi i “Tre Luanëve”, ndërkohë që kampionët e Afrikës përgjigjen me skemën “4-4-1-1”. Gareth Southgate i ka dhënë një fanellë titullari Phil Foden, yllit të Manchester City.

21:16
Pse nuk takohet më me Beniada Nishanin? Sarah Berisha tregon arsyen!

Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit.

20:52
Foto/ Pas patentave, hakerat iraniane publikojnë edhe listën e zgjedhësve

Pasi kanë bërë publike pothuajse të gjithë të dhënat për shtetasit shqiptarë, duke përjashtuar vetëm llogaritë bankare, hakerat iranianë kanë publikuar mbrëmjen e sotme edhe listën e zgjedhësve.

20:40
​Blinken: Administrata Biden mbështet protestuesit në Kinë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha sot se administrata e presidentit amerikan Joe Biden mbështet protestuesit në Kinë, të cilët janë të pakënaqur me masat antiCOVID dhe njoftoi se ai do të merret me këtë çështje kur të vizitojë Kinën në fillim të vitit të ardhshëm.

20:15
Spektakli më i dashur i humorit, Portokalli nis pas pak

Spektakli më i dashur i humorit në Shqipëri, Portokalli nis pas pak në ekranin e Top Channel.

20:11
“Provokacija” në Katar / Shqiptari tregon si e futi dhe e valëviti flamurin në stadium mes serbëve

Bileta që kishte prerë shqiptari, Antan Metaj, i cili jeton prej 11 vitesh në Katar,  për ndeshjen Zvicër Serbi nuk e kishte të përcaktuar vendin ku do të ulej dhe ai e gjeti veten mes serbëve.

20:03
“Ethe” zgjedhore në Greqi! Presion kryeministrit: Shpall datën e zgjedhjeve

Duke ndjerë çdo ditë e më shumë afrimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Greqi dhe duke parë tensionin politik të përshkallëzohet, vetë e përditshmja konservatore Kathimerini në një artikull kryesor të saj të numrit të së dielës i bën thirrje kryeministrit grek të shpallë saktësisht ditën e zgjedhjeve.

20:00
Primaret/ Procesi me probleme, kopje e keqe e modelit amerikan

Demokratët që mbështesin Sali Berishën u ftuan të votojnë për të zgjedhur rivalët e socialistëve për betejën elektorale të pranverës. Ftesa iu shkoi te gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike dhe simpatizantëve që u thirren për herë të parë për të votuar, por numri i tyre u mbajt sekret duke u kthyer në mollën e sherrit mes demokratëve.

19:45
Mësuesit, jo si infermierët! Ekspertët e arsimit: duhen marrë masa për t’i mbajtur në Shqipëri

Pas infermierëve dhe mjekëve, Gjermania dhe vende të tjera të Europës Perëndimore kanë tani nevojë për mësues.

19:35
Duhen mbi 2 mijë mësues! Mungesat më të mëdha në Tiranë, Durrës, Dibër e Kukës

Në Shqipëri jo vetëm numri i nxënësve ka rënë me 17 543 krahasuar me vitin e kaluar, por kur jemi gati në gjysmë të këtij viti mësimor  në shkolla ka 2 383 vende të lira pune për mësues. Në të gjitha drejtoritë rajonale arsimore, gjatë hulumtimit që Top Channel kreu nuk rezulton asnjë zyrë vendore që të jetë tërësisht e plotësuar me staf pedagogjik.

19:28
Aksident me vdekje në Fier, humb jetën 70-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier ku një 70-vjeçar ka humbur jetën.

19:19
​Shtëpia e Bardhë dënoi Trump për thirrjen mbi “shfuqizimin” e Kushtetutës amerikane

Shtëpia e Bardhë dënoi sot ish-presidentin amerikan Donald Trump për thirrjen për “shfuqizimin” e Kushtetutës së SHBA-së.

19:09
VIDEO/ Struga shpallet kampione dimri në Maqedoninë e Veriut, fitojnë edhe Shkupi e Shkëndija

Është zhvilluar sot java e 16-të në Maqedoninë e Veriut, kampionat që po dominohet nga skuadrat shqiptare. Struga kryesuese iu fal golit me kokë të Darko Ilieskit në pjesën e dytë për të thyer 1-0 Akademija Pandev.

18:46
​Ambasadori gjerman: Ne presim një valë të re refugjatësh ukrainas së shpejti

Ambasadori gjerman në Britaninë e Madhe, Miguel Berger, tha sot për Sky News se pret një valë të re refugjatësh ukrainas në javët e ardhshme, e cila do të përkojë me temperaturat e ulëta.

18:36
Ndarja me Pique/ Për t’i dhënë fund të gjitha spekulimeve, Shakira vendos të flasë!

Muajt ​​e fundit nuk kanë qenë të lehtë për Shakirën. Këngëtarja ka qenë rregullisht në qendër të vëmendjes dhe kryefjala e mediave pas ndarjes së saj nga Gerard Pique dhe që nga ajo kohë, thashetheme të panumërta në lidhje me dashurinë dhe jetën e saj personale janë shfaqur.

18:17
Primaret në PD/ Demokratët zgjodhën sot kandidatët për zgjedhjet lokale, mbyllet procesi i votimit! Fituesit e parë

Procesi i votimit për primaret në Partinë Demokratike ka mbaruar disa minuta më parë, pas 10 orësh të plota.

18:07
FFK ankohet në FIFA për “fyerjet dhe thirrjet raciste” ndaj shqiptarëve në ndeshjen Zvicër-Serbi

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) tha se ka dorëzuar në Federatën Botërore të Futbollit (FIFA) ankesë dhe dëshmi, për shkak të, siç tha, “fyerjes së rëndë të trajnerit të përfaqësueses së Serbisë” si dhe “veprimeve raciste të tifozëve serbë” gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi, të mbajtur më 2 dhjetor në kuadër të Kupës së Botës.

18:05
Franca bind dhe siguron çerekfinalet, Giroud dhe Mbappe eliminojnë Poloninë

Franca mposht Poloninë me rezultatin 3-1 dhe siguron një biletë për në fazën çerekfinale të Katar 2022. Polakët tentuan t’i bënin ballë francezëve dhe në disa momente të lojës ia dolën mbanë mjaft mirë. Megjithatë, ato që vendosën në fund ishin kualitetet e Les Bleus që e ndëshkuan Poloninë me Olivier Giroud dhe Kylian Mbappe.

17:55
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 17 qytetarë të infektuar dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije situatën e Covid19 për 24 orët e fundit në vend.

17:42
Përmbytje masive në Afrikën e Jugut/ Humbin jetën nëntë persona, zhduken tetë të tjerë

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe tetë janë zhdukur në Afrikën e Jugut ditën e sotme, pasi u përfshinë nga përmbytjet e shpejta në afërsi të lumit Jukskei në Johanesburg teksa merrnin pjesë në një ceremoni fetare.

17:31
Primaret në PD/ Pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00

Pjesëmarrja e anëtarësisë dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike në procesin e votimit për Primaret e zhvilluara ditën e sotme, ka qenë mjaft e lartë.

17:17
Shtëpia e Bardhë zbukurohet për festat e fundvitit

Shtëpia e Bardhë ndriçon nga atmosfera e festave, një traditë e përvitshme që synon të përçojë hare dhe t’u rikujtojë amerikanëve rëndësinë e festave të fundvitit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, tema e këtij viti është “Ne Populli”, një referencë ndaj forcës më të madhe të Amerikës: popullit amerikan.

17:00
Kundërsulm “vrastar”, Franca gjen edhe golin e dytë ndaj polakëve

Franca dhe Polonia përballen për fazën e 1/8-tave në Kupën e Botës teksa “Gjelat” vijojnë misonin e tyre për të ruajtur statusin e Kampionëve të Botës në fuqi. Trajneri Didier Deschamps ka hedhur në fushë lojtarët më të mirë të mundshëm teksa qendra e mbrojtjes përbëhet nga Upamecano dhe Varane ndërsa në mesfushë çelësat i besohen Rabiot me Tchouameni teksa përpara rreshtohen Dembele, Mbappe dhe Giroud.

16:40
​Protestuesit në Iran bëjnë thirrje për një grevë tre-ditore këtë javë

Demonstruesit në Iran sot bënë thirrje për një grevë tre-ditore këtë javë në një përpjekje për të mbajtur presionin mbi autoritetet për vdekjen e Mahsa Amini në paraburgim, me protesta të planifikuara në ditën kur presidenti Ebrahim Raisi është planifikuar t’u drejtohet studentëve në Teheran.

16:33
Raporti: Kina ka mbi 100 stacione policore në mbarë botën për të monitoruar shtetasit kinezë që jetojnë në mërgim

Pekini ka ngritur më shumë se 100 të ashtuquajtura stacione policore në mbarë botën për të monitoruar, frikësuar dhe në disa riatdhesuar shtetasit kinezë që jetojnë në mërgim.

16:28
“T’u ndalohet azili shqiptarëve”/ Pas Braverman, edhe Ministri i emigracionit kundër

Ministri britanik i Emigracionit ka deklaruar se shqiptarëve u duhen ndaluar të drejtat për të kërkuar azil në Britani.

16:07
Kievi ngre akuza: Rusia ka përdorur armë të ndaluara kimike

Marina ukrainase ka akuzuar Rusinë se ka përdorur armë të ndaluara kimike kundër forcave ukrainase në lindje të shtetit.

15:46
Maqedoni e Veriut/ Osmani: Të miratohen ndryshimet kushtetuese, janë kusht për në BE

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, u bëri thirrje partive politike që sa më shpejt të miratojnë ndryshimet kushtetuese, të cilat janë kusht për integrim në Bashkimin Evropian.

15:32
“Magjia” e festave/ Sheshi “Skënderbej”, kryeqendra e dhjetorit festiv

Muaji dhjetor e shndërron sheshin “Skënderbej” në fshatin e festave, si pikën kryesore në kryeqytet që shpërndan magjinë e festave të fundvitit.

15:26
Parregullsitë e primareve/ Procese pa garë në PD dhe tërheqje kandidatësh

“Nuk është më vota e kryetarit, por e anëtarit”, që duhet të ishte dhe kuptimi i primareve në Partinë Demokratike, rezulton të mos jetë kështu për të gjithë kandidatët që garojnë për zgjedhjet lokale, të cilët deklarojnë se fituesit janë paracaktuar.

15:21
Shtëpitë e barit në Spanjë/ Destinacioni i ri që josh punëtorët me paga të majme

Një prej shtëpive të barit në Spanjë, muajt e fundit është shndërruar në destinacion të shqiptarëve që kultivojnë drogë në ambiente të mbyllura me ndihmë të llambave.

15:06
Qamil Taja pranon në gjykatë se vrau 19-vjeçaren, kërkon kohë për të përgatitur mbrojtjen

Është paraqitur në gjykatë dhe ka kërkuar afat dy ditë për të përgatitur mbrojtjen tij 25-vjeçari Qamil Taja, i cili pranoi së ka ekzekutuar 19-vjeçaren Kristina Brakaj një ditë më parë në Pire.

15:00
Qendrat shëndetësore në Stëblevë pa mjekë! Për urgjenca ka vetëm infermierë

Qendra Shëndetësore e fshatit Stëblevë në Librazhd u rikonstruktua pak kohë më parë dhe gjendja e saj paraqitet optimale, por ashtu si në shumë zona të thella malore, këtu nuk shkon mjeku.

14:54
Bërxulla në protestë më 6 dhjetor/ Banorët do të mblidhen kundër Ministrisë dhe Gener 2

Banorët e Bërxullit kanë protestuar sërish këtë të diel duke kërkuar të drejtën e kompensimit të pronave të tyre që preken nga koncesioni Thumanë-Kashar sipas çmimit të tregut.

14:36
Tirana dhe Taranto marrëveshje binjakëzimi/ Veliaj: Më shumë projekte sportive të përbashkëta, Melucci: Tirana po njeh një zhvillim të vrullshëm

 
Tirana dhe qyteti italian i Tarantos nënshkruan një marrëveshje binjakëzimi për bashkëpunim në fushat e sportit dhe rinisë.

14:28
Protestat në Iran/ Shpërbëhet ‘policia e moralit’

Irani ka shpërbërë  policinë e tij të moralit pas më shumë se dy muajsh protesta të shkaktuara nga vdekja e Mahsa Amini, sipas mediave lokale.

14:13
10 dështimet më të mëdha të filmave të animuar të Disney

Përpara se “Strange World” të shfaqej premierë gjatë fundjavës së Falenderimeve, ne pyesnim nëse Disney mund të tërhiqte audiencën në një film të animuar që nuk ishte një muzikal apo një vazhdim.

13:59
Argjentinasit të çmendur, 90 mijë fansa të mbledhur para një ekrani gjigant në Mar del Plata

Një turmë e pabesueshme njerëzish, të mbledhur përballë detit, në qytetin Mar del Plata, u përlot për fitoren 2-1 të Argjentinës ndaj Australisë dhe kaloi në ekstazë pas kualifikimit në çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”.

13:44
Ethe zgjedhore në Greqi, kërkohet nga kryeministri të shpallë sa më parë datën e zgjedhjeve

Duke ndjerë çdo ditë e më shumë afrimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Greqi dhe duke parë tensionin politik të përshkallëzohet, vetë e përditshmja konservatore Kathimerini në një artikull kryesor të saj të numrit të së dielës i bën thirrje kryeministrit grek të shpallë saktësisht ditën e zgjedhjeve.

13:29
Protesta në Kinë, fundi i epokës së Xi Jinping duket gjithnjë e më i mundshëm

Imazhet që shpërndahen nëpër botë janë të mbresëlënëse: Për herë të parë që prej protestave për demokraci të vitit 1989, në Republikën Popullore të Kinës është krijuar një rezistencë kundër politikës së Partisë Komuniste dhe pushtetmbajtësit të saj. Xi Jinpingut, personalisht. 

13:16
Goli i Holandës për manual, 20 pasime, 65 sekonda… rekord historik

Cili do të shpallet goli më i bukur i “Katër 2022”? I brazilianit Richarlison, kundër Serbisë, i sulmuesit të Arabisë Saudite, Al Dawsari, kundër Argjentinës, apo perla e meksikanit Chavez kundër Arabisë Saudite.

13:02
“Ngrijnë” negociatat/ BE shton presionin ndaj Serbisë për sanksionet kundër Rusisë

Presioni i Bashkimit Evropian ndaj Serbisë është duke u rritur, për shkak të refuzimit të Beogradit për të mbështetur sanksionet ndaj Rusisë, thonë diplomatë evropianë.

12:46
Lufta kundër bandave, 10 mijë trupa të policisë rrethojnë El Salvadorin

Rreth 10,000  efektivë rrethuan qytetin e Soyapango në El Salvador si pjesë e një goditjeje masive ndaj bandave kriminale.

12:37
Organi shtetëror i Iranit ul numrin e viktimave, raporton 200 të vdekur në protesta

Mbi 200 persona janë vrarë në Iran që kur shpërthyen protestat mbarëkombëtare pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit, të paktën kështu pretendon trupi kryesor i sigurisë iraniane, por organizatat ndërkombëtarë kanë raportuar shpesh herë se viktimat janë të paktën më shumë se 300.

12:26
Boshatisja e klasave/ Shkolla në fshatin Kullaj u kthye në hambar, e mbyllur që në 2019

Në vend të nxënësve, në banka ka dru, lopata, materiale ndërtimi dhe ushqim për bagëtitë.