“Shpëtove mirë që ishe larg meje”, lojtari i Barçës tërbon Deschamps

05/12/2022 11:53

Një rast i papreçedentë u regjistrua në minutat e fundit të pjesës së parë në ndeshjen Francë-Poloni (3-1). Mbrojtësi që luan te Barcelona, Jules Kounde po luante me një varëse floriri në qafë, diçka e palejueshme.

Arbitri kryesor e vuri re dhe i dha urdhër 24-vjeçarit ta hiqte menjëherë. Rregullorja e FIFA-s nuk lejon lojtarët të zbresin në fushë me bizhuteri, aksesorë apo çdo lloj sendi tjetër.

Veprimi i Kounde ka tërbuar trajnerin Didier Deschamps, i cili pas fitores ndaj polakëve dhe kualifikimit në çerekfinalet e Katar 2022 zbuloi bisedën me mbrojtësin.

I thashë se ishte me fat që nuk qëlloi përpara meje në atë moment, përndryshe… Kounde gaboi, nuk duhet të zbriste në fushë me varëse në qafë”, deklaroi trajneri i kombëtares franceze.

Top Channel