“Alo policia, më rrezikohet jeta pasi të dal nga gjykata”, qytetari në Tiranë ngre në këmbë uniformat blu

05/12/2022 12:07

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një qytetar ka telefonuar policinë duke kërkuar ndihmë, pasi sipas tij i rrezikohej jeta.

Qytetari ka lajmëruar policinë se ndodhet në gjykatë dhe ka rrezik për jetën në momentin që do të dalë nga seanca.

“Kërkoj ndihmë pasi të dal nga seanca se më rrezikohet jeta”– citohet të ketë thënë qytetari.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka telefonuar qytetarin, i cili tashmë ka fikur celularin ndërsa para gjykatës nuk ka asnjë shenjë shqetësuese.

 

Top Channel