Një sakrificë e madhe, Adele ‘refuzon’ të brohorasë për Anglinë në Kupën e Botës!

05/12/2022 09:37

Edhe pse një fanse e çmendur e ekipit të Anglisë, Adele nuk mund të sillet si një tifoze e vërtetë 100%.

Thuhet se këngëtarja nuk mundet të bëjë tifo për Anglinë në Kupën e Botës, në një përpjekje për të shpëtuar kordat e saj vokale.

Sipas “The Sun”, Adele po përpiqet të ‘shmangë stresin e tepërt’ në kordat e saj vokale dhe po i drejtohet ‘pëshpëritjeve’ kur nuk është në skenë. Artistja e famshme është duke qëndruar së fundmi në një rezidencë në The Colosseum në Caesars Palace në Las Vegas, që ka nisur të shfrytëzohet nga nëntori deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm. Një burim pranë saj është shprehur se:

“Zakonisht ajo do të bërtiste dhe do të brohoriste në mbështetje të ekipit, por ajo po përmbahet për hir të kordave të saj. Njerëzit e dinë se ajo nuk është e pasjellshme, por kujdeset për veten. Bëhet fjalë për të qëndruar e shëndetshme dhe e fortë.”

Adele ka kryer më parë një operacion në kordat e saj vokale në vitin 2011. Në atë kohë ajo pranoi se operacioni i ndryshoi zërin, duke thënë se është më i lartë se dikur.

Dr Steven Zeitels, pacientët e të cilit kanë qenë dhe Julie Andrews, Lionel Richie dhe Roger Daltrey, e trajtoi Adele në fund të vitit 2011 meqë kishte probleme me kordat, gjë që i shkaktoi asaj deri në humbjen e zërit. Duke u rishfaqur pas operacionit, në çmimet “Grammy” në shkurt 2012, ajo falënderoi Dr Zeitels në skenë.

“Ishte pak traumatike. Faleminderit Zotit që zëri im u shërua. I qëndrova të gjitha rregullave që më dhanë”.

Këngëtarja e njohur britanike Adele së fundmi ka shprehur se ka gjetur një mënyrë për t’i bërë edhe më argëtuese performancat e saj në Las Vegas. 34 vjeçarja, gjatë performancës së saj në Las Vegas thuhet se u tha fansave: Shkoni dhe porosisni disa pije… sa më të dehur të jeni, aq më e mirë do dukem unë.

Top Channel