Në lokalet e Tiranës konsumohet duhan edhe në ambiente të mbyllura, a thua se nuk kemi një ligj që e ndalon duhanpirjen.

Tanimë kur temperaturat kanë filluar të zbresin  dhe qytetarët frekuentojnë ambientet e brendshme për të konsumuar kafe apo diçka tjetër, duket se në disa prej tyre askush nuk i ndalon duhanpirësit që kafen ta shoqërojnë me cigare.

Inspektorati Sanitar Shtetërore i cili duhet të monitorojë  situatën  vepron në mënyrë selektive. Në disa lokale vendos gjoba dhe ata janë të detyruar të respektojnë ligjin  duke e ndaluar duhanprijen, ndërsa të tjerë inspektorët as që shkojnë për kontrolle, duke i lejuar të thyejnë ligjin.

Disa ambiente ku lejohet duhani  Top Channel i sjell me video amatore, madje në të gjitha tavolinat e lokalit gjenden tavulla duhani  të cilat me ligj nuk lejohen. Por me sa duket ky është një ndër lokalet pronari i të cilit ka paguar nën dore në mënyrë që inspektorët të mos duken në ambientet e tij, Zbatimi i ligjit antiduhan në mënyrë rigoroze ishte një ndër hapat me të rëndësishëm që u ndërmor dhe që nisi të zbatohet në mënyrë rigoroze që nga viti 2014.

Madje kjo nismë u mirëprit  edhe nga jo-duhanpirësit. Por edhe vetë duhanpirësit e vlerësonin, pasi i detyronte ata të konsumonin më pak duhan. Ky ishte dhe qëllimi i ndryshimeve që u bën në asokohe për të reduktuar duhanprije. Për një kohë të gjatë ligji i zbatua dhe kjo u vlerësua edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Por sot pas 8 vitesh, duket se po bëjmë kthim prapa  pasi si çdo gjë ne Shqipëri ku ligjet bëhen të mira ose mbesin thjesht në letër e nuk zbatohen, ose zbatohen me dy standarde  dhe në mënyrë selektive duke favorizuar disa, e duke ndëshkuar të tjerët .

Top Channel