Aeroporti i Tiranës ka publikuar ditën e sotme njoftim të rëndësishëm në lidhje me masat që do të merren ditën e nesërme, pasi do të ketë fluks të lartë pasagjerësh, për samitin BE-Ballkani Perëndimor.

TIA njofton se pasagjerët duhet të jenë në aeroport katër orë para fluturimit  në mënyrë që të mos rrezikojnë humbjen e fluturimit.

Njoftimi:

TIA njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA në datë 6 dhjetor, janë të lutur që të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra per samitin BE-Ballkani Perëndimor. Kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre

Top Channel