Festivali i të rinjve/ “Hapat” me 14 shfaqje teatrore drejt fundit

05/12/2022 12:35

Fondi i Teatrit për të Rinj, ka mbërritur në fazën përfundimtare, dhe po mbahet në Teatrin Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli duke vijuar deri më 13 dhjetor.

14 shfaqjet teatrore që u realizuan nga ky fond do të finalizohen përgjatë kësaj periudhe.

Samela Skënderasi sjell sonte shfaqen “Kam frikë”.

Shfaqjet do të luhen edhe në skenën e Teatrit Metropol dhe Teatrit privat “Zonja e Bujtinës”.

Festivali ka natyrë kompetitive. Vlerësimet do të kryhen nga juria profesioniste e përbërë nga Aneta Malaj, Armela Demaj dhe Enke Fezollari.  cmimet që do të jepen janë; Shfaqja më e mirë. Regjia më e mirë, Aktori më i mirë dhe Aktorja më e mirë.

Top Channel