E mërkurë, 31 Maj 2023
19:29
NATO ​trupa shtesë në gatishmëri për dislokim në Kosovë

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admirali Stuart Munsch, ka vizituar KFOR-in ku është takuar me komandantin Angelo Michele Ristuccia.

19:20
Pankarta të opozitës në Afrikën e Jugut kërkojnë arrestimin e Putin nga presidenti i vendit (fotot)

Pankarta dixhitale në një autostradë në Afrikën e Jugut i kërkonin sot presidentit të vendit Cyril Ramaphosa të “arrestojë” Vladimir Putin.

19:15
E ftuara shkon pa rroba në emisionin live, jep mesazhin pas diskutimeve në Londër

Shikuesit e “Good Morning Britain” kanë mbetur pa fjalë kur e ftuara ka shkuar pa asnjë rrobë në emision, ndërsa ora nuk kishte shkuar ende tetë e mëngjesit.

19:14
Shpërthim në kufirin që bashkon Bjellorusinë, Rusinë dhe Ukrainën

Ushtarët rusë kanë hedhur në erë ditën e djeshme një rrugë që lidh qytetin ukrainas të Chernihiv me Bryansk të Rusisë, sipas Shërbimit Shtetëror Kufitar të Ukrainës.

19:09
Hyatt Regency Kotor Bay Resort njofton hapjen zyrtare më 1 qershor 2023

Kompania Krolbay dhe Hyatt Hotels Corporation njofton hapjen zyrtare të Hyatt Regency Kotor Bay Resort më 1 qershor 2023 duke u ofruar të ftuarve një përvojë premium në gjirin mahnitës të Kotorit në Malin e Zi.

18:59
Anëtarja më e re! Finlanda nën ritmin e NATO-s, nis stërvitjen ajrore ushtarake

Anëtarja më e re e NATO-s, Finlanda nisi stërvitjet ajrore ushtarake të përbashkëta, ku do të ketë prezentë gjithsej 150 avionë.

18:59
Fotot/ Dikur konsiderohej një prej grave më të bukura në botë, aktorja e famshme nuk njihet sot

Aktorja amerikane dhe ylli i serialit “Melrose Place”, Heather Locklear, konsiderohej një prej grave më të bukura në vitet ’80, por me kalimin e viteve ajo thuajse nuk njihet.

18:52
Ish-ambasadori i SHBA-së në NATO: Kosova të ulë tensionet! Perëndimi t’i kundërvihet nacionalizmit serb

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Kurt Volker thotë se qeveria e Kosovës gaboi që veproi në Veri pa u këshilluar me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në, por shton se Perëndimi nuk duhet të neglizhojë prirjet nacionaliste që ai thotë se po ndjek Serbia në rajon.

18:51
Kiev/ Mbetjet e raketave godasin rrugën e bllokuar nga trafiku, mjetet u “shpëtojnë në fill” copave të metalit që binin nga qielli

Publikohen pamjet që tregojnë mbeturinat që bien nga qielli dhe pothuajse duke u përplasur me makinat në një rrugë me trafik të ngarkuar në Kiev, pasi ushtria e Ukrainës rrëzoi një raketë.

18:51
Burri pranon gjymtimin e këmbës së kreut të grupit të kastrimeve online (fotot)

Jacob Crimi-Appleby, anëtar i një grupi të modifikimeve ekstreme trupore, ka pranuar se i ka ngrirë qëllimisht këmbën personit që më pas u detyrua ta priste.

18:46
​FMN miraton programin e ri prej 100 milionë eurosh për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë miratoi Programin e Aranzhimit për Gatishmëri për Kosovën, në shumën prej 100 milionë eurosh, sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati.

18:38
Ftesë në 5/ Dea Mishel: Me Kristin kemi kimi, do përpiqem ta zbus se është i rreptë!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Dea Mishel, e cila zbuloi detaje nga nisja e “She’s On Top”.

18:32
Ambasadorja Kim takon anëtarët e KLGJ-së: Të plotësohen sa më shpejt vendet bosh në Gjykatën e Lartë

Ambasadorja Yuri Kim zhvilloi sot një takim me Këshillin e Lartë Gjyqësor për t’i falënderuar për bashkëpunimin e tyre gjatë tre viteve e gjysmë të fundit dhe për t’i nxitur ata që të ngulmojnë, sikurse thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane në Shqipëri.

18:29
​Haradinaj: Zgjidhja e situatës, mocion mosbesimi për Qeverinë Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar mocion mosbesimi për Qeverinë Kurti.

18:29
“Paris 2024″/ Udhëheqësit e sporteve takim mes pasigurisë për rusët që konkurrojnë në lojërat olimpike

Organet sportive olimpike u mblodhën këtë mëngjes mes pasigurisë së vazhdueshme se nëse dhe si atletët rusë mund të kthehen në garat e tyre përpara Lojërave të Parisit 2024.

18:23
​Macron: Nesër do të takohem me Osmanin, Vuçiçin dhe Scholzin në Moldavi

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë të ditur se bashkë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, do të bisedojnë më 1 qershor me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

18:16
Rusia lëshon 11 raketa balistike, politikanët ukrainas braktisin menjëherë seancën! Strehohen nën tokë

Një deputet ukrainas ka treguar se si politikanët u strehuan menjëherë nën tokë gjatë një sulmi rus në Kiev në orët e para të mëngjesit të të hënës.

18:02
Federata Ndërkombëtare e Tenisit mbron Gjokoviçin: Nuk ndalohen deklaratat politike

Udhëheqësit ndërkombëtarë të tenisit deklaruan më 31 maj se tenisti serb, Novak Gjokoviç, i cili shkroi “Kosova është zemra e Serbisë” në një kamerë në French Open, nuk i ka shkelur rregullat e garës pasi që “deklaratat politike nuk janë të ndaluara”.

18:01
Alpinisti i njohur gjerman Luis Stitzinger gjendet i vdekur pranë majës së Himalajeve (fotot)

Trupi është gjetur në majën Kanchenjunga, pesë ditë pasi ai ishte zhdukur pas arritjes së majës dhe nisjes së zbritjes.

17:38
Vuçiç nis “manovrat” me Turqinë! I kërkon ndihmë Erdoganit për situatën në Veriun e Kosovës

Pasi Perëndimi i mbylli dyert Kosovës, duke e lënë të vetme në iniciativën për të futur qoftë edhe me forcë kryekomunarët e rinj në ndërtesat komunare, Vuçiç ka nisur manovrat për të rreshtuar krah tij edhe një tjetër aleat të mirë të Prishtinës zyrtare, Turqinë.

17:33
Provinca kanadeze në emergjencë prej zjarreve ‘agresive’ e të pazakonta pranverore në Nova Scotia (fotot)

Mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre teksa disa ndërtesa janë shkatërruar nga flakët në provincën ishullore kanadeze.

17:30
Kthejini fëmijët në Ukrainë! Hapet qendra për të drejtat, Zelensky: Rikthim në shtëpi

Tashmë Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Ukrainë, ka ndërmarrë projektin “Kthejini fëmijët”, i cila do të bëjë të mundur rikthimin e vogëlushëve të rrëmbyer gjatë luftës nga rusët.

17:26
Tensionet në Zveçan/ Një muaj paraburgim për dy të arrestuar

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit për një muaj për dy persona të arrestuar gjatë përleshjeve në Zveçan dy ditë më parë.

17:25
Kërcënoi me armë Van Bommel, autori kërkonte kontratë me klubin belg

Kanë përfunduar hetimet për kërcënimin me armë ndaj holandezit Marc van Bommel, aktualisht trajner i Royal Antwerp në kampionatin belg të futbollit.

17:22
Në prag të Samitit të Vilniusit, Macron thirrje nga Bratislava: Ukraina të marrë garanci të forta për sigurinë

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaron se Ukrainës duhet t’i jepen garanci “të forta dhe të prekshme” për forcimin e sigurisë.

17:14
Kështjella ishullore skoceze del në shitje për 30,000 paundë por rinovimi kushton £12mln (fotot)

Një kështjellë e lashtë në ishullin skocez Shetland ka dalë së fundmi në treg për vetëm 30,000 paundë, por çdo blerës i mundshëm duhet të ketë dhe £12 milionë të tjera të gatshem për të bërë rinovimet e duhura sipas kushteve të shitjes.

17:09
Kupa e Shqipërisë/ Të enjten finalja mes Tiranës dhe Egnatias

Ditën e enjte do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë trofeu i dytë për nga rëndësia sa i përket futbollit shqiptarë.

17:02
Ministrat rusë prezantojnë projekt-ligjin për të ndaluar kirurgjinë e ndryshimit të gjinisë

Ministrat rusë prezantuan sot një projekt-ligj që parashikonte ndalimin e operacionit për ndryshimin e gjinisë, masa e fundit në goditjen e orkestruar nga Kremlini ndaj të drejtave të LGBTQ+.

16:59
Kryeministri Rama takohet me presidentin Macron në Bratislavë, diskutimi për çështjet e rajonit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin francez Emmanuel Macron, në Bratislavë, ku po mbahet Konferenca e Sigurisë.

16:50
Bullgaria dënon fuqishëm dhunën ndaj Forcave Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë: Zbatimi i marrëveshjeve, e vetmja rrugë para

Bullgaria dënon fuqishëm dhunën ndaj forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë dhe shpreh solidaritetin e plotë me ushtarakët e plagosur.

16:46
11 të vrarë në fundjavën festive në Chicago, mes shtimit të varfërisë e dhunës së armëve, thotë policia në SHBA (fotot)

Fundjava e ditës përkujtimore ‘Memorial Day’ në Chicago nuk ka rezultuar shumë ‘festive’ pasi 53 njerëz u qëlluan me armë, 11 prej të cilëve humbën jetën, njoftonin sot autoritetet.

16:45
Kurti: Nuk mund t’i largojmë kryetarët e Komunave nga zyrat e tyre në veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha të mërkurën se nuk do t’i largojë kryetarët e komunave veriore nga zyrat e tyre, me gjithë kërkesat e diplomacisë perëndimore dhe protestat e grupeve serbe në veri, që u përshkuan me akte dhune ndaj forcave paqeruajtëse këtë javë.

16:45
Mourinho merr vendimin për Dybalën, vetëm një dilemë në formacion

Paulo Dybala ia del të rikuperohet dhe është gati të luajë titullar në finalen e Europa League mes Romës dhe Sevillas, mbrëmjen e sotme në Budapest.

16:40
​Përfundon protesta në Zubin Potok, një protestues i dehur tentoi të provokonte Policinë e Kosovës

Protestuesit në Zubin Potok kanë filluar të shpërndahen. Ata qëndruan para objektit të Komunës për ore të tëra, si dhe vendosen një flamur gjigant në objektin e Qendrës së Mjekësisë Familjare.

16:31
Sulmohet gazetari në Zveçan (Video)

Protestuesit serbë në veri të Kosovës vazhdojnë sulmet ndaj policëve dhe përfaqësuesve të medias që po raportojnë situatën në vend.

16:30
​Përfundon protesta në Zveçan

Protesta e sotme në Zveçan është përcjellë me tensione ku ka pasur provokime nga protestuesit në drejtim të KFOR-it.

16:27
Gjyqi kundër Shalës në Hagë/ Prokuroria Speciale përfundon intervistimin e dëshmitarit të shtatë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përfunduar intervistimin e dëshmitarit të shtatë të mbrojtur, në gjykimin kundër Pjetër Shalës.

16:12
Kampionë të rinj, kampionë të munguar

Partizani festoi përligjshëm pa fre për titullin e 17 kampion në historinë e kampionateve tona.

16:12
Njihuni me klubet që kanë shpenzuar më shumë në merkato! Chelsea dominim absolut, listën e mbyllin 4 italiane

Sajti i specializuar ‘Tifosy’ ka publikuar shifrat e shpenzimeve të klubeve në merkato, në 5 sezonet e fundit, teksa vihet re dominimi absolut i Chelsea-t.

16:09
Kurti takon Peach, shpreh gatishmërinë për takim me Vuçiçin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se mbrëmë vonë ka pritur në zyrën e tij të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

16:05
Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, fugoni i mallrave përplaset me trafikndarësen

Një furgon mallrash është përplasur me trafikndarësen në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Zhame.

16:04
Hapen kutitë në Rrogozhinë! Do të rinumërohen votat për kryetarin e bashkisë, opozita pretendon se ka parregullsi

Mandati i Edision Memollës si kryebashkiak është ende  i pasigurt, të paktën deri të hënën, kur të rinumërohen kutitë e 55 qendrave të votimit të Bashkisë së Rrogozhinës.

15:51
Zyrtarët britanikë janë të gjithë ‘objektivë atentatesh’, paralajmëron rusi Medvedev pas mbështetjes për Ukrainën (fotot)

Krahu i djathtë i presidentit rus Vladimir Putin ka paralajmëruar sot se zyrtarët qeveritarë britanikë janë të gjithë objektivë atentatesh të mundshme nga Rusia prej mbështetjes së tyre ndaj ushtrisë së Ukrainës, shkruan tabloidi ‘i zhurmshëm’ britanik The Sun.

15:50
Gruaja që akuzoi Bidenin për sulm seksual kërkon nënshtetësi ruse

Një grua amerikane që akuzoi presidentin amerikan Joe Biden për sulm seksual ndaj saj, ka fluturuar në Moskë dhe po kërkon nënshtetësinë ruse.

15:44
Ambasadori amerikan në Serbi kundër Kurtit: Prishtina të mbajë pasojat

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Kosova do t’i mbajë pasojat për veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit.

15:38
Feyenoord zyrtarizon divorcin me 6 kampionë

Pas triumfit në kampionatin holandez, skuadra e Feyenoordit ka zyrtarizuar divorcin me plot 6 futbollistë, të cilët do të largohen nga Roterdami për arsye të ndryshme.

15:24
Momente emocionuese kur peshkaqeni i bardhë del me gojën hapur para turistëve të shtangur në barkën në Afrikën e Jugut (video-foto)

Në disa momente tmerruese të kapura në kamera një peshkaqen i bardhë del si përbindësh nga uji duke tentuar të kapë mishin disa pëllëmbë larg turistëve në një barkë shëtitjeje në Afrikën e Jugut.

15:17
Aksident i katërfishtë në aksin rrugor “Milot-Rrëshen”, përplaset një kamion me dy motorë dhe një foristradë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Milot-Rrëshen”.

15:13
Opozita “kryqëzon” Kurtin! I kërkohet dorëheqja për shkak të “shuplakave” nga SHBA

Tensionet në Veri të vendit dhe sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë zgjuar opozitën të cilët kritikojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për veprimet siç thonë ata të pamenduara.

15:13
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, SPAK kërkon burg përjetë për Redjan Rrajën! Provat që e ‘fundosën’

Të akuzuarit për atentatin kundër prokurorit Arjan Ndoja mungonin në sallën e gjykatës. Megjithatë, për shkak se ishin të pranishëm avokatët e tyre, SPAK shpalli konkluzionet dhe kërkoi burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën dhe 35 vite burgim për Arjol Halilin.

15:12
Vlora Hyseni nuk ka qenë në Serbi/ Pamjet filmike që përgënjeshtrojnë edhe Berishën

Sali Berisha i ka dhënë zë sot disa portaleve që publikojnë prej ditësh një lajm se shefja e shërbimit sekret shqiptar Vlora Hyseni, ndodhej prej 10 ditësh në Beograd.

15:08
Nga Roma, te Mourinho e Dybala, ‘ish’-i i verdhekuqve flet para finales

Roma dhe Sevilla do të përballen mbrëmjen e sotme në Budapest, në finalen e Europa League, teksa pak orë para takimit, ka folur edhe sulmuesi argjentinas i andaluzianëve, Erik Lamela.

15:07
“Ka hezitim për marrëveshjen”/ Rama shpjegon tensionin në veri të Kosovës me politikën e brendshme

Kryeministri Edi Rama tek sa po fliste në forumin GLOBSEC 2023 në Bratislavë tregoi se i kishte ardhur një Twitter ku ngrihet pyetja: “Për çfarë mendoni se po përgatitet ushtria serbe?”

15:05
Serbët thyejnë xhamat e automjetit të policisë në Zveçan

Xhamat e një makine të Policisë së Kosovës janë thyer para pak çastesh në Zveçan.

14:51
Apeli në Hagë rrit dënimet për dy bashkëpunëtorë të Millosheviçit

Gjyqtarët e apelit të OKB-së rritën ndjeshëm dënimet e dy bashkëpunëtorëve të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç, duke i konsideruar ata përgjegjës për përfshirje në krime në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në një qytet në Kroaci.

14:41
Borell takon Kurtin në Bratisllavë: Kemi nevojë për shtensionim urgjent të situatës, zgjidhje përmes dialogut

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se situata në veri të Kosovës duhet të shtensionohet urgjentisht.

14:36
Macron: Fajin e ka Kosova, zgjedhjet nuk duhet të ishin bërë

Gishtin e fajit nga Kosova për tensionet në veri nuk vonoi ta kthente as presidenti francez, Emmanuel Macron, sipas të cilit autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësi të plotë për trazirat që janë shtuar ndjeshëm.

14:34
Berisha, denoncim për votat! Ish kryeministri: Gjetëm 547 mijë votues shëtitës

Sali Berisha pretendon se ka ne dorë një provë të re për rrëzimin e zgjedhjeve të 14 majit.

14:30
“Vlora Hyseni vizitë 10 ditore në Serbi”, opozita i kërkon informacion Presidentit Begaj

Sekretari i Përgjithshëm i PD, njëherazi deputet dhe anëtar i Komsionit të Sigurisë Kombëtare në Parlament, Flamur Noka nëpërmjet një shkrese të dërguar ditën e sotme i ka kërkuar informacion Presidentit Bajram Begaj sipas tij në lidhje me vizitën 10 ditore të kreut të SHISH, Vlora Hyseni në Beograd.

14:25
“Fitorja e veçantë në 30 vite”/ Veliaj komenton rezultatin pozitiv në njësinë numër 8

Fitoren në njësinë 8 në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj konsideron si një ndër më të bukurat në 30 vitet e fundit.

14:20
Kurti i pabindur: Nuk lejoj struktura paralele në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti fajësoi ato që i quajti “banda fashiste” të kontrolluara nga Serbia për dhunën në veri të vendit dhe pohoi për The Guardian se e kishte refuzuar kërkesën e SHBA-së për t`i vendosur kryetarët e komunave në ambiente të tjera, jashtë zyrave të tyre zyrtare me qëllimin të ulen tensionet me serbët lokalë.

14:14
Ekspertët: Burrat kanë urinuar gabim gjatë gjithë kohës, ja disa rreziqe shëndetësore

Stil urinimi mund të jetë një rrezik për shëndetin, sipas ekspertëve.

14:13
Serbët vendosin flamurin gjigant edhe në Zubin Potok

Protestuesit serbë kanë vendosur një flamur gjigant të shtetit të tyre edhe në Komunën e Zubin Potokut në veri të Kosovës.

14:05
Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare ish ministri i Jashtëm grek, Theodhoros Pangalos

Me një njoftim në llogαrinë e tij në Twitter ka bërë me dije familja e tij vdekjen e politikanit të njohur grek një prej themeluesve të Pasok-ut,Theodoros Pangalos, në moshën 84-vjeçare.

14:03
Tensionet në veri, ​AAK kërkon mocion mosbesimi për qeverinë Kurti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po kërkon mocion mosbesimit për qeverinë Kurti pas situatën së tensionuar në veri të vendit dhe sanksioneve të SHBA-ve karshi Kosovës.

13:55
Abdixhiku: Kurti ka vendosur të mbrojë Kosovën nga SHBA, ne kemi vendosë të mbrojmë Kosovën nga ai

Kreu i LDK-së në Kosovë Lumir Abdixhiku, në një deklaratë për shtyp shprehet se Kosova është në sulm nga bandat kriminale, ndërsa kryeministri Kurti është në sulm ndaj miqve ndërkombëtarë.

13:49
Ministri serb i Mbrojtjes arrin në kufi me Kosovën ku ndodhet ushtria e Serbisë

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, arriti në garnizonin e Rashkës, afër kufirit me Kosovën, ku është vendosur një pjesë e ushtrisë së Serbisë.

13:43
Zhvillohen tre operacione kundër kultivimit të kanabisit në Krujë, Lezhë dhe Shkodër/ Asgjësohen 6262 fidanë

Në Krujë, Lezhë dhe Shkodër janë zhvilluar 3 megaoperacione kundër kultivimit të kanabisit. 

13:42
Kurti takon Borrellin e Lajçakun: Duhet të qartësohen ngjarjet në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës së tij sot në Bratisllavë të Sllovakisë.

13:37
Kremilini: Rusia mbështet serbët e Kosovës, të mbrohen të drejtat e tyre

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia e mbështet popullin serb në Kosovë dhe beson se të drejtat dhe interesat e saj legjitime duhet të mbrohen, raporton agjencia e lajmeve, Reuters.

13:33
Bieber: Vuçiçi ka kontroll të plotë ndaj serbëve në veri

Lidhur me përshkallëzimin e fundit të dhunës në veri të Kosovës, eksperti për Ballkanin, Florian Bieber thotë për Deutsche Wellen, se nuk pret që konflikti të përhapet në shkallë të gjerë.

13:32
Çështja e Fredi Belerit, Ministri i Jashtëm grek do të takohet me Xhaçkën në Olso

Burime diplomatike greke bëjnë më dije se përsa i përket rastit të kryetarit të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri dhe Panteli Kokavesi, ministri i Jashtëm i qeverisë së përkohshme të Greqisë, Vassilis Kaskarelis, në kuadër të takimit  jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo, ka planifikuar të takohet me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

13:28
Zelensky falenderon kancelarin Scholz-in për mbështetjen që i ka dhënë vendit të tij

Presidenti ukrainas Zelensky falënderoi me video kancelarin Scholz për mbështetjen e dhënë vendit të tij.

13:26
Lajçak udhëton për në Kishinjev për të takuar Vuçiçin

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të udhëtojë për në Kishinjev të Moldavisë, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

13:15
“Moment historik”, prodhohet filetoja e parë e peshkut në një laborator

Një printer 3D i ngjashëm me “Star Trek”, ushqim sipas kërkesës, sapo ka prodhuar për herë të parë një fileto peshku.

13:14
Gërryenin shtratin e lumit Mat dhe përroin e fshatit Xibër me qëllim marrjen e inerteve, nën hetim dy persona

Dy persona janë nën hetim pasi gërryenin me mjete të rënda, shtratin e lumit Mat dhe atë të përroit të fshatit Xibër, me qëllim marrjen e kundërligjshme të inerteve.

13:10
Al Pacino në pritje të fëmijës së katërt në moshën 83-vjeçare, me të dashurën e tij 54 vite më të re

Aktori Al Pacino është në pritje të fëmijës së tij të katërt në moshën 83-vjeçare, kanë konfirmuar përfaqësuesit e tij.

13:00
Plazhet gati, operatorët turistikë s’gjejnë punonjës: Shteti të na mbështesë

Në këtë fillim sezoni, plazhet e Durrësit janë gati për të pritur fluksin e turistëve vendas e të huaj, po nuk mungojnë as shqetësimet e operatorëve turistikë.

12:57
Kurti: Pezullimi i Kosovës nga “Defender Europe” është fatkeqësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në një bisedë me Radion Evropa e Lirë se pezullimi i Kosovës nga stërvitjet ushtarake “Defender Europe” është një fatkeqësi.

12:53
Rama në samitin e Bratisllavës: BE paradhomë depresioni, jo integrimi

Kryeministri Edi Rama i shoqëroi me batuta kritikat e tij për vonesën e Bashkimit Europian në procesin e integrimit të vendeve aspiruese të Ballkanit Perëndimor .

12:52
Lajçak për situatën në veri: Nëse kriza nuk përfundon, të gjithë humbasin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se nëse nuk përfundon kriza në veri të Kosovës, të gjithë do të humbasin.

12:50
I akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje, policia lë të lirë nënkryetarin e FRPD-së, Arvit Bushatin

Policia ka lënë të lirë nënkryetarin e  FRPD-së në Shqipëri, Arvit Bushati, pasi ishte i shpallur në kërkim për korrupsion aktiv në zgjedhje.

12:42
Olta Xhaçka niset drejt Norvegjisë, do të marrë pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është nisur sot drejt Norvegjisë, ku do të marrë pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s,

12:41
Edhe Macron kundër: Kosova të mbajë përgjegjësi për trazirat që janë rritur ndjeshëm

Gishtin e fajit nga Kosova për tensionet në veri nuk vonoi ta kthente as presidenti francez, Emmanuel Macron, sipas të cilit autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësi të plotë për trazirat që janë shtuar ndjeshëm.

12:34
Ndëshkimi nga SHBA, Kurti: Ata i pranuan zgjedhjet, nuk ka metodë tjetër! I frikësohem liberalizimit të vizave

Tensionet e situatës në veri të Kosovës “u zhvendosën” në Bratislavë të Sllovakisë, ku kryeministri Albin Kurti u pyet lidhur me qëndrimin e tij pas reagimeve të ndërkombëtarëve.

12:23
Sevilla humbet pjesët pak orë para finales, dëmtohet lojtari titullar i spanjollëve

Në orën 21:00, në Puskas Arena të Budapestit do të luhet finalja e edicionit 2022/23 të Europa League teksa përballë janë Sevilla dhe Roma.

12:17
Sot në “Inside Story”/ Detajet e dosjes së vrasjes së adoleshentit në Gramsh

Vrasja e një 15 vjeçari në Gramsh nga një bashkëmoshatar i tij pranë ambienteve të shkollës ngre alarmin për adoleshentët e sotëm dhe brezin e ardhshëm që do ketë në dorë fatet e vendit.

12:16
Akuzohet për shpërdorim detyre, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për Arlind Gjokutajn

Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Fianacave, Arlind Gjokutaj.

12:14
Ekskluzive! Emrat/ Ambasadorët e rinj në Malin e Zi dhe Vatikan

Komisioni Parlamentar për Punët e Jashtme pritet në javën e ardhshme të nisë dëgjesat me kandidatët e propozuar për ambasador.

12:01
Kurti në Bratisllavë, takon Borrellin e Lajçakun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës së tij të mërkurën në Bratisllavë të Sllovakisë.

11:56
Pranga sa shkelin tokën, OKB e shqetësuar nga plani i Britanisë për emigrantët

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, i paraqiti zyrtarisht qeverisë britanike shqetësimet e tij mbi projektligjin e ri të emigracionit, për të cilin thotë se mund t`i frenojë njerëzit që të kërkojnë azil.

11:55
Akuzohet se fshehu pronësinë e shtëpisë në plazh, Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese: Apartamenti është i vëllait

Bashkim Dedja doli para Gjykatës së Posaçme ku deklaroi se akt-ekspertiza e kryer për pasuritë u shpall e papërdorshme nga gjyqtari paraprak.

11:45
Albanologjia riorganizohet/ Qeveria vendos ta bashkojë me Akademinë e Shkencave

Akademia e Studimeve Albanologjike, me vendim qeverie, do të riorganizohet.

11:38
‘Shumë militante’, Franca kritikon Novak Gjokoviçin për komentin për Kosovën

“Mesazhi kontrovers i yllit serb të tenisit Novak Gjokoviç në French Open, në të cilin ai thoshte se Kosova ishte “zemra e Serbisë”, është e papërshtatshme, ka deklaruar sot ministrja e Sportit e Francës, Amélie Oudéa-Castéra.

11:33
“Nuk kanë det dhe kokat nxehen”/ Rama komenton situatën e Kosovës në samitin e Bratislavës: Konflikti mund të shmangej

Kryeministri Edi Rama vijoji me kritika në samitin që po mbahet në Bratislavë, ku tha se Bashkimi Europian është realiteti i vetëm gjeopolitik që ka dy kufij, referuar lënies jashtë të Ballkanit Perëndimor.

11:23
Ish-kryetari i Zveçanit: Nuk ka struktura kriminale në protesta

Ish-kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, u tha gazetarëve se në mesin e protestuesve serbë atje “nuk ka struktura të organizuara, nuk ka banda të organizuara kriminale, pjesëtarë të të ashtuquajturit grup Wagner, apo të rinj që siç thotë Prishtina, duan të djegin çdo gjë që nuk është serbe”.

11:19
​Osmani në Moldavi, merr pjesë në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Kishinau të Republikës së Moldavisë ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), njofton Presidenca.

11:17
I vodhën me dhunë varësen që mbante në qafë një 25-vjeçari, arrestohet një nga bashkëpunëtorët/ Tjetri i paidentifikuar

Një 54 vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi në bashkëpunim me një tjetër person, ende të paidentifikuar, kanë vjedhur një 25 vjeçari varësen që mbante në qafë.

11:09
Komuniteti shqiptaro-amerikan bën thirrje për veprim të menjëhershëm kundër Serbisë

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ka bërë thirrje sot për veprim të menjëhershëm kundër Serbisë, për nxitje të dhunës dhe sulm ndaj trupave të NATO-s në Kosovë.

11:06
Samiti në Sllovaki, Rama: BE duhet të ndryshojë qasjen për Ballkanin Perëndimor nëse nuk do që rajoni të kthehet prapa

Kryeministri, Edi Rama po merr pjesë në samitin që mbahet në Bratislavë të Sllovakisë mbi Ballkanin me temë “Rrugët e Hapura: Ballkanasit sërish në biznes”.