Dy persona të armatosur kanë tentuar të grabisin një shtëpi, në fshatin Mërqi të Lezhës këtë mëngjes.

Sipas policisë, ka qenë Gëzim Ndou që jetonte në banesë, i cili pasi është kthyer nga bagëtitë, ka parë autorët. Këta të fundit, “të kapur mat”, nuk kanë mundur të marrin asgjë dhe kanë tentuar të largohen. Gjatë largimit, ata kanë goditur me grusht 52-vjeçarin.

Ndou jetonte në këtë shtëpi, që ia kishte lënë në ruajtje një i afërm, që aktualisht ndodhet jashtë vendit. Sipas tij, një nga autorët mbante kapuç, ndërsa tjetri kishte vendosur një maskë anti Covid, për mos t’u identifikuar.

Kamerat e sigurisë në banesë po analizohen nga ekspertët e policisë, të cilat do të krahasohen me pamje të bizneseve me hyrje daljet në Mërqi për të parë nëse autoret janë filmuar para së të maskoheshin. Kjo ngjarje tregoi se banesat nuk bien pre e vjedhjeve vetëm gjatë natës, por hajdutët synojnë edhe orët e ditës, kur në to nuk ka njeri.

Top Channel