Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka bërë të ditur se gërmimet e sotme në dy vende në veri nuk kanë të bëjnë me personat e zhdukur nga lufta e fundit ‘98-‘99.

Në një njoftim për media thuhet se dy gërmimet në veri të Mitrovicës, ndonëse në dy vende të ndryshme kanë të bëjnë me të njëjtin rast.

“Me urdhëresë nga Prokurori i Shtetit, ekipet e Institutit për Mjekësi Ligjore, së bashku me kolegët nga EULEX-i, kanë marrë pjesë në operacionet fushore që nuk kanë të bëjnë me mbetje skeletore nga lufta e fundit. Aktivitetet fushore të realizuara në Veriun e Mitrovicës janë kryer në dy lokacione të ndryshme, mirëpo që kanë të bëjnë me të njëjtin rast. Pasi rasti konsiderohet se është nën hetime, për më shumë detaje drejtohuni në zyrën e Prokurorit të Shtetit, regjionin e Mitrovicës ose në Komandën e Policisë, në Veriun e Mitrovicës”, thuhet në njoftim.

Sot policia dhe EULEX-i kanë nisur gërmime për gjetje të eshtrave në Suhodoll dhe në magjistralen Leposaviq-Zveçan.

Top Channel