Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është shprehur i vendosur se aksioni i opozitës do të vazhdojë edhe më tej.

Për kaosin e krijuar në Kuvend, Salianji tha se karriget u kthyen përmbys pasi ato i përkasin qytetarëve, dhe jo të maxhorancës. Salianji përsëriti se opozita kërkon ngritjen e Komisione Kërkimore që të kontrollohen paratë.

“E kthyen ne kotec për të mbledhur vezët që ju duhen. I kanë duar me korrupsion. Qytetarët e hanë bakllavanë në Vit të Ri, ata e hanë kur miratohet buxheti. Vjedhin miliona euro. E patë sesi PS nxiton duke mos respektuar asnjë normë. Ne sot kishim kërkuar të mblidhej grupi i PD. PS kishte vendosur të linte gardën në çdo karrige. Ne vendosim që karriget të cilat janë të popullit, t’i marrim t’i çojmë aty ku duheshin. Ne kërkojmë dhe dua ta përsëris, gjithçka tjetër është propagandë. Komisione kërkimore të kontrollohen paratë e shqiptarëve se ku shkojnë. A shkojnë paratë te oligarkët, apo te qytetarët? Ne kërkojmë që këto para që paguhen nga qytetarët të shkojnë në rritje pensionesh. Shtresa e mesme do të goditet si asnjëherë më parë, do tatohen më shumë që të financohen oligarkët dhe banditët. Në komisione të mos vendoset Edi Rama, por shqiptarët të kenë përfaqësuesin e tyre. Derisa të arrihet që Kushtetuta të prevalojë, do të bëjmë gjithçka do përshkallëzojmë aksionin tonë parlamentar, por edhe më tej. Në çdo pikë të mundshme. Çfarë e ka, pronë të vetën e ka PS? Ne po sensibilizojmë shqiptarët që jemi në kushtet e një regjimi të plotë që nuk do t’ja dijë për interesat e shqiptarëve. Ky është parlamenti i Edi Ramës, kjo është pasoja. Disa do ti kallëzojmë penalisht për shpërdorim detyre. Në çdo formë, në çdo mjet do të kthejmë në shina parlamentarizmin.”– tha Salianji.

Lexo edhe: Kuvendi kthehet në “fushëbetejë”/ Deputetët e opozitës marrin karriget e mazhorancës dhe i përmbysin në Foltore

 Mbahet në kushte të pazakonta seanca plenare/ Nikolla lexon rendin e ditës, demokratët krijojnë kaos

Top Channel