Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka shkuar sot në Gjykatën e Posaçme për të tërhequr materialet audio të seancës gjyqësore ku mungoi mbrojtja e ish-kryeministrit.

Genc Gjokutaj i tha gazetares Anila Hoxha: “Kam firmosur procesverbal qe asnjë nga këto materiale audio gjatë seancës nuk duhet të publikohen”.

Gjokutaj kërkon materialet audio edhe të seancave në të cilat ishin të pranishëm avokatët kryesisht falas, mes tyre Valentina Toeodoresku.

Kjo e fundit i është drejtuar AMA-s me një ankesë për sulmet publike.

Top Channel