Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist ndaj komunitetit hebre në Mançester, dyshohet se përdorën aplikacione të koduara për të siguruar pajisje shpërthyese Mes skepticizmit në rritje të myslimanëve amerikanë ndaj administratës Biden lidhur me mbështetjen e plotë të dhënë Izraelit për ofensivën ndaj Gazës pas sulmit të Hamasit në 7 tetor, Shtëpia e Bardhë njoftoi se po harton një strategji kombëtare për të luftuar islamofobinë.
Një lëvizje e tillë pritej prej muajsh, por tani duket është nxitur më shumë nga rrethanat e krijuara rishtazi. Në muajin maj, administrata e Presidentit Biden publikoi një strategji kombëtare kundër antisemitizmit, që gjithashtu u referohej përpjekjeve kundër urrejtjes ndaj myslimanëve. Por përpjekja mori vrull më të madh pas konfliktit vdekjeprurës midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.
Strategjia, një përpjekje e përbashkët e udhëhequr nga Këshilli i Politikave të Brendshme dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare, synon të hartojë një plan me palët e interesuara për të mbrojtur nga diskriminimi, urrejtja, fanatizmi dhe dhuna myslimanët dhe ata që perceptohen si myslimanë për shkak të racës, origjinës dhe prejardhjes së tyre, tha Shtëpia e Bardhë. Ngjarja e Ilinoisit ku një burrë theri me thikë për vdekje në djalë mysliman 6-vjeçar dhe plagosi nënën e tij, shokoi mbarë botën.
Autoritetet dhe aktivistë të të drejtave të myslimanëve thanë se sulmi ishte nxitur nga besimi fetar i viktimave dhe si reagim ndaj luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Një anketë e opinionit publik nga Instituti Arabo-Amerikan, e publikuar të martën, tregon se për herë të parë që nga themelimi i tij në vitin 1997, shumica e arabo-amerikanëve nuk u identifikuan si demokratë.
Dyzet për qind e të anketuarve thanë se do të votonin për ish-Presidentin Donald Trump, kandidatin e mundshëm republikan në zgjedhjet e vitit 2024, një shtim i mbështetjes ky me 5% krahasuar me vitin 2020.
Top Channel