“Jo është jo”/ Protestë për abuzimin e 26-vjeçares në Vlorë! Kërkojnë drejtësi për viktimën

02/11/2023 13:06

Organizata të shoqërisë civile në Vlorë por edhe aktivistë nga kryeqyteti kanë protestuar këtë të enjte, përpara Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për të kërkuar drejtësi për vajzën e përdhunuar ditë më parë në Vlorë. 

Në mesazhet e tyre, gra dhe vajza kanë theksuar rëndësinë e procesit të ndëshkimit të faktorëve dhe mbrojtjes së viktimës.

Mesazhe janë dhënë edhe nga këshilltare bashkiake në Vlorë të cilat kanë theksuar rëndësinë e drejtësisë më këtë proces.  Më herët, në këshillin bashkiak të Vlorës është parashtruar kërkesa për nënshkrimin e një rezolute kundër dhunës ndaj grave. Po ashtu mesazhe janë dhënë edhe për edukimin e të rinjve .

Aktivistët janë marshuar me pankarta përgjatë bulevardit Vlorë- Skelë.

“Fuqia e përdhunuesit varet mbi të gjitha nga heshtja e shoqërisë”; “Mbrojmë viktimën! Dënim maksimal përdhunuesve”;  “Denonco! Mos hesht! Heshtja vret”;  “Shoqëria civile në mbrojtje të viktimës”; “Jo është Jo”;  “Marshojmë s’festojmë për një jetë pa dhunë”;  “Drejtësia duhet të triumfojë”; “Edukoni djemtë”, ishin disa nga pankartat dhe shkrimet në bluzet e zeza të të pranishmëve.

Top Channel