Pamjet e publikuara në rrjet

Pas publikimit të disa pamjeve filmike në rrjetet sociale ku një grua dhunonte qentë në ashensor, ka reaguar policia.

Për rastin është marrë nën hetim 51-vjeçarja G. K., 51 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ajo do të hetohet për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, kafshët e keqtrajtuara, u vendosën në kujdesin e një shoqate për mbrojtjen e kafshëve.

Top Channel