Habit Papa Françesku! Messi apo Maradona? “Asnjërin prej tyre, unë preferoj…”

02/11/2023 12:04

Papa Francesku ka zbuluar së fundmi se cilin prej dy legjendave të vendit të tij, Argjentinës, Messin apo Maradonën, preferon më shumë.

Në intervistë të dhënë për mediet italiane, Papa u pyet pikërisht për këtë çështje, teksa i surprizoi të gjithë kur tha që asnjërin, por theksoi se i preferuari i tij është legjenda e Brazilit, Pele.

“Midis Maradonës dhe Messit, kë preferoj? Do të them një të tretën, Pele. Maradona ishte i mrekullueshëm si lojtar, por si njeri ai dështoi, ai rrëshqiti mes atyre që e lavdëruan dhe nuk e ndihmuan, djaloshi i gjorë. Messi është shumë korrekt, zotëri, por unë preferoj Pele-n, një njeri me zemër, ai ishte shumë humanitar. Megjithatë atë të tre mbeten të mëdhenj”, deklaroi Papa Françesku./ SuperSport

Top Channel