Sfida mes Dinamos dhe Egnatias plotësoi kuadrin e javës së 8 të Kategorisë Superiore, një javë që pati rezultate vërtet interesante.

Dinamo arriti t’i imponohet skuadrës kampione të vendit 2-1, një sukses që i dha mundësinë të shkojë në vendin e tretë, ndërkohë që nga ky rezultat përfitoi edhe Teuta që arriti të ruajë kreun e klasifikimit me 2 pikë më shumë se Egnatia në vendin e dytë

Pozitive ishte kjo javë edhe për Laçin, Skënderbeun e Vllazninë që fituan terren pas fitoreve respektive me Vorën, Partizanin dhe Tiranën me kurbinasit që janë në vendin e 5 pas Tiranës, Skënderbeu është në vendin e 6, ndërsa Vllaznia u ngjit në vendin e 8 pas Elbasanit.

Partizani është në një krizë të thellë me Të Kuqtë që kanë mbetur me 4 pikë dhe janë në vendin e fundit, ndërsa Vora është e parafundit në klasifikim për këtë javë.

Top Channel