Video/ U ftua nga Maran, por nuk u la as në stol. Futbollisti i Kombëtares jep asist vendimtar në Skoci
25/10/2026 18:47
Pas një grumbullimi me Kombëtaren shqiptare ku nuk arriti të merrte minuta në fushë, Sabah Kerjota po përpiqet të fitojë sërish hapësira te skuadra e tij në Skoci.
Sulmuesi shqiptar ishte titullar në transfertën ndaj Motherwell dhe dha kontributin e tij në golin e parë të ndeshjes.
Momenti vendimtar erdhi në minutën e 29-të, kur Kerjota krosoi saktë nga krahu i djathtë, duke gjetur në zonë Bragën, i cili e dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë.
Ky ishte asistimi i dytë sezonal për futbollistin shqiptar, i cili ka regjistruar gjithashtu edhe një gol me fanellën e Hearts.
Kliko këtu për asistin.
Top Channel