13:18
Ohri, qyteti i paqes për shqiptarët? Nga ujdia e 2001, tek “dega e ullirit” me Serbinë!
Pas amullisë që shkaktoi takimi i Brukselit në fund të shkurtit, me pajtime qëndrimesh mbi propozimin e fort lakuar europian por pa nënshkrime, e pas kësaj, edhe me deklarata kontraktidore nga liderët e përfshirë në një rrugë paqtimi që më shumë shtyhet prej ndërkombëtareve sesa atyre vetë, takimi i Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiçit në Ohër të Maqedonisë së Veriut u kthye në mishërimin e ri të shpresës së diplomacisë perëndimore për një zgjidhje të ngërçit të vjetër, të kthyer gati në një nyje gordiane për të.