Ferrari pa shpresë, ndryshimet e makinës nuk japin efekt

05/06/2023 08:36

Ferrari vazhdoi serinë negative të rezultateve edhe këtë fundjavë.

“Kokëkuqja” nuk shkoi më shumë se një vend i 5-të i spanjollit Carlos Sainz, ndërsa piloti nga Monaco, Charles Leclerc, u rendit jashtë zonë së pikëve, në vendin e 12-të.

Ky i fundit shprehu pakënaqësinë për këtë të diel, duke u shprehur:

“Kemi paqëndrueshmëri të vazhdueshme, kemi ende shumë punë për t’u bërë. Personalisht, ndiej zhgënjim të madh”.

Në një mendim me shokun e skuadrës, ishte edhe Carlos Sainz. Në përfundim të garës, në cirkuitin e Barcelonës, Sainz theksoi:

“Garë zhgënjyese, le të themi që kjo pistë nxori në pah edhe një herë tjetër defektet tona. Red Bulli dhe Mercedesi janë shumë larg nesh, por sot menduam se mund ta siguronim një vend në podium.

Pas 7 garave të zhvilluara, pilotët e Ferrarit kanë grumbulluar në total 100 pikë, 70 më pak se kryesuesi Max Verstappen, që duket se nuk do të ketë rivalë për titullin kampion bote. /Supersport

Top Channel