Në orën 13:30 në ambientet e KQZ ka filluar rinumërimi dhe rivlerësimi i të gjitha votave në 54 qendra votimi të bashkisë Rrogozhinë.

Vendimi erdhi pasi dy anëtarë të KAS kërkuan vënien në dispozicion të kutive për t’i rivlerësuar ndërsa kandidati opozitar i koalicionit Bashkë Fitojmë pretendon për parregullsi.

Në bashkinë Rrogozhinë diferenca mes kandidatëve është vetëm 30 vota, ndërsa ishte kutia e Burgut të rrogozhinës, ajo që përmbysi rezultatin në favor të kandidatit socialist, Edison Memolla.

Kjo kuti që gjithashtu do të rivlerësohet, nëse vendoset që do të jetë e pavlefshme me shumicë votash nga anëtarët e KAS, kodi zgjedhor parashikon shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë Rrogozhinë.

Palët gjithashtu pritet të ngrenë kontestimet e tyre për fletët e pavlefshme dhe ato të vlefshme gjatë procesit të rinumërimit, të cilat do të merren në shqyrtim nga KAS.

FOTO GALERI
1/27

Top Channel