“Vramë 250 ukrainas”, Rusia: Bllokuam ofensivën e Kievit në Donjeck!

05/06/2023 08:55

Moska pretendon se ka zbrapsur një ofensivë masive të Ukrainës në rajonin e pushtuar të Donjeckut.

Ministra ruse e mbrojtjes pretendon se ka vrarë 250 trupa ukrainase, dhe i ka shkatërruar Kievit një sërë pajisjesh ushtarake.

Video të shpërndara prej saj nën pretendimin se shfaqin pamje nga beteja, tregojnë automjetete në flakë. Kievi vetë nuk ka bërë ende asnjë koment, ndërsa pretendimet nuk janë ka verifikuar në mënyrë të pavarur.

Po pritet prej disa muajsh një kundërofensivë masive e Kievit që thotë se nuk ka në plan të paralajmërojë nisjen e saj. Por Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se në fakt, Ukraina e nisi “ofensivën e shkallës së gjerë” në rajonin e Donjeckut, duke i përdorur gjashtë batalione të mekanizuara dhe dy batalione tankesh.

Sipas saj, ukrainasit kanë tentuar të depërtojnë në mbrojtjen ruse, por, “nuk ka pasur sukses”. Veç 250 ushtarëve, rusët thonë se i shkatërruan palës tjetër edhe 16 tanke. Ukraina ka kërkuar më shumë kohë për përgatitjen e kundërofensivës me qëllimin të trajnonte ushtarët e të merrte ndihma nga aleatët perëndimorë. Zyrtarët në Kiev kanë paralajmëruar të mos spekulohet mbi këtë cështje, sepse dicka e tillë, thonë ata, do të cojë ujë në mullirin e armikut.

“Plane duan qetësi. Nuk do të ketë njoftim për nisje”, deklaroi një ditë më parë Ministria ukrainase e Mbrojtjes. Rëndësia e kundërofensivës është e madhe, sepse qeveria në Kiev mund t`i dëshmojë kësisojë popullit të saj si edhe vetë Perëndimit – se mund t’i thyejë linjat ruse dhe të rimarrë territoret e pushtuara.

Top Channel