Një 64-vjeçar është proceduar penalisht në Bulqizë, pasi akuzohet për ndotjen e ujit të pijshëm me të cilin furnizohej fshati Gjoricë, që la për pasojë dhjetëra banorë të këtij fshati të helmuar.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për shkak të montimit të një tubi plastik nga i moshuari me inicialet K. M., ujërat e pijshëm të fshatit ishin përzier me ujërat e zeza, dhe kjo kishte shkaktuar helmimin.

Nga veprimet e shpejta verifikuese, të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, u bë e mundur zbardhja e plotë e rastit.

Policia mori masa, duke proceduar penalisht në gjendje të lirë 64-vjeçarin, pasi ky i fundit akuzohet për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Vlen të theksohet se, pak ditë më parë në qendrën shëndetësore të fshatit Gjoricë, ishin paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore disa banorë të fshatit, të cilët kishin shfaqur simptoma helmimi. Pasi kanë marrë ndihmën mjëkësore, ata janë larguar në banesat e tyre dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 Lexo edhe: Një i proceduar për ndotjen e ujit të pijshëm në Bulqizë! Mjeku epidemiolog e konfirmon: Analizat e para kanë dalë me ndotje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA