Fier/ Arrestohen 3 persona dhe një tjetër nën hetim për shpërndarje të drogës

05/06/2023 13:32

Janë arrestuar 3 persona dhe një tjetër po hetohet në gjendje të lirë pasi u kapën duke shpërndarë doza droge të forta dhe kanabis në qarkun e Fierit.

Një 32-vjeçar A.L dhe një 27-vjeçar Q.L nga Çermë e Sipërme, Divjakë, janë ndalur nga policia dhe gjatë kontrollit fizik, në automjetin në të cilin lëviznin u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje, dhe një mjet prerës (thikë).

Gjithashtu një 32-vjeçar L. B nga Fier, është arrestuar pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje

Ndërsa për një 26-vjeçar nga Fieri është nisur procedimi në gjendje të lirë, pasi ishte pasagjer në automjetin e 32-vjeçarit L.B pasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza të gatshme për shitje;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel