60 vajza shkolle në spital pas helmimit në Afganistan, në sulme të ngjashme me ato në Iranin fqinjë (fotot)

05/06/2023 15:30

Rreth 60 vajza afgane janë helmuar sot në shkollën e tyre në veri të Afganistanit, njoftonte policia vendase.

Autoritetet thanë se vajzat u dërguan në spital dhe janë duke u rikuperuar por ngjarja shqetësuese duket si një përhapje e sulmeve të ngjashme me ato të disa javëve më parë në Iranin fqinjë.

Helmimi i vajzave në provincën afgane të Sar-e Pol, raportohet se vjen pas kufizimeve të arsimit të femrave në vendin e varfëruar që prej rikthimit të fuqi të regjimit taliban.

Britanikja Daily Mail raporton se femrat në vend nuk lejohet të vijojnë studimet përtej shkollës fillore ndërsa ka gjithashtu kufizime për femrat nga vendet publike, parqe dhe shumica e vendeve të punësimit.

Zëdhënësi i policisë Den Mohammad Nazari tha për çështjen: “Disa persona të panjohur hynë në shkollën Sancharak .. dhe helmuan klasat, kur vajzat hynë në vendet e mësimit ato u helmuan.”

Ai nuk dha më tepër detaje dhe nuk përmendi substancën e përdorur në incident.

Policia tha se ende asnjë nuk është arrestuar.

Në Iranin fqinjë ka ndodhur një numër incidentesh me helmime të vajzave në shkolla prej fillimit të vitit.

Por dhe në Afganistan sulme ndaj institucioneve të vajzave ishin raportuar dhe gjatë kohës së qeverisë se mbështetur nga Perëndimi.

Administrata Talibane kishte parandaluar më parë shumicën e vajzave të shkonin në shollë të mesme e universitet, ndërsa disa tolerime të kohe të fundit kanë lejuar arsimin e vajzave deri në moshën 14 vjeçare.

FOTO GALERI
1/3
Autoritetet thanë se vajzat u dërguan në spital dhe janë duke u rikuperuar por ngjarja shqetësuese duket si një përhapje e sulmeve të ngjashme me ato të disa javëve më parë në Iranin fqinjë.

Top Channel