Arrestimi i sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Balla: Përgjegjësitë janë personale

05/06/2023 12:23

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se arrestimi i sekretares së përgjitHshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është një arritje për vendin.

Sipas deputetit socialist përgjegjësitë janë personale dhe se koha kur urdhrat e prokurorisë për vrasje nuk zbatoheshin nuk është më.

“Sekretarja e Përgjithshme është në burg dhe përgjegjësitë janë personale. Për mua është arritje që arrestohet një sekretare e përgjithshme, sepse koha kur urdhrat e prokurorisë për vrasje nuk zbatoheshin. Lëshoi prokuroria urdhër për komandantin e gardës por nuk zbatoi”, tha Balla.

Top Channel