Masa për “postieren” e 3 mln euro/ Mbetet në burg Alma Beqiri, akuzohet se vodhi klientët në Korçë

05/06/2023 12:28

Gjykata e Korçës cakton masën e sigurisë arrest në burg për Alma Beqirin, të arrestuar për përvetësimin e 3 milion eurove nga bizneset online si punonjëse e një poste private.

Beqiri u arrestua 3 ditë më parë nga policia, ndërsa seanca u mbajt me dyer të mbyllura, për më tepër se 2 orë. Gjyqtarja e çështjes Thomaidha Roça, ndërsa prokuror Gjergji Ceka.

Alma Beqiri ka mohuar akuzat, avokatët kanë kërkuar një masë më të butë sigurie pasi sipas tyre 46 vjeçarja nuk ka mashtruar e as përvetësuar para por ka shlyer rregullisht bizneset që kanë bashkëpunuar me postën për porositë.

Nuk bëhet fjalë për një mashtrim por një mosrakordim mes të pandehurës dhe kompanisë dhe dyshohet që është evazion fiskal për shkak të kryerjes së shërbimeve pa faturë tatimore.

Top Channel