LIVE/ Arenë “lufte” edhe sot në protestë, i vihet flaka institucionit financiar dhe Ministrisë së Arsimit, policia ujë me presion drejt tubuesve, “breshëri” gurësh

14/10/2026 15:19

Sot mbahet dita e dytë e protestës studentore në Tiranë.

Studentët e shumë Universitetit të Mjekësisë, UBT-së, Politeknikut, fakultetit të Drejtësisë etj. janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit, ndërsa ka nisur hedhja e sendeve piroteknike drejt godinës, teksa para saj u pozicionua dhe policia.

Tensione ka pasur edhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ndërsa disa protestues kanë thyer derën kryesore dhe janë futur në ambientet e brendshme të fakultetit.

Gjimnazistët e shkollës “Partizani” i janë bashkuar studentëve dhe të rinjve në revoltë.

Gjithashtu, edhe në universitetet e Elbasanit dhe Shkodrës kanë nisur bojkotimi i mësimit, në shenjë solidariteti me studentët në Tiranë, ndërsa në Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër çdo gjë vijon normalisht.

Përshkallëzohet protesta/ Tubuesit i vënë flakën institucionit financiar, zjarri merr përmasa të frikshme

Tym i zi del nga ambienti i brendshëm i Ministrisë së Arsimit, policia shpërndan protestuesit me ujë me presion, vijojnë hedhjet e gurëve

Top Channel