Nxënësit bojkotojnë gjimnazin “Partizani”, i bashkohen edhe studentët e Universitetit të Mjekësisë dhe Politeknikut

14/10/2026 10:34

Nxënësit e gjimnazit “Partizani” në Tiranë raportohet se kanë bojkotuar mësimin këtë të mërkurë, në një zhvillim që vjen një ditë pas protestës së studentëve dhe të rinjve në kryeqytet.

Pas tubimit të zhvilluar të martën, i cili vijoi deri në orët e vona të mbrëmjes, nxënësit e këtij gjimnazi kanë ndërprerë procesin mësimor, sipas raportimeve.

Këtij tubimi i janë bashkuar gjithashtu edhe studentët e Universitetit të mjekësisë dhe Politeknikut, që kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

Gjithashtu edhe studentët e Elbasanit u solidarizuan me studentët protestues në Tiranë.

Në disa fakultete u bojkotua mësimi dhe studentët u larguan edhe pse nuk pati organizime të mëtejshme.

Top Channel