Protestuesit djegin makinat e Bashkisë, vijojnë tensionet në Tiranë
14/10/2026 19:27
Tensionet në protestën e sotme në Tiranë vijojnë, ndërsa protestuesit u kanë vënë flakën automjeteve të punës, tip kamionçine, të Bashkisë së Tiranës.
Ngjarja vjen pas përshkallëzimit të protestës, e cila gjatë orëve të fundit është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë, hedhje fishekzjarrësh dhe përdorim të gazit lotsjellës nga efektivët.
Situata në kryeqytet mbetet e tensionuar, ndërsa zhvillimet vijojnë.
Top Channel