Protesta para Ministrisë së Arsimit, hidhet gaz lotsjellës, policia tenton shpërndarjen e protestuesve

14/10/2026 13:35

Situata para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, pasi Policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.

Pas përdorimit të gazit, një pjesë e protestuesve kanë nisur të shpërndahen nga zona, ndërsa të tjerë janë larguar drejt rrugëve përreth.

Ndërhyrja e policisë vjen pas disa orësh protestë dhe tensionesh mes efektivëve dhe të rinjve të mbledhur para institucionit.

Top Channel