Protestuesit vijojnë prej disa orësh me dhunën në rrugët dhe institucionet shtetërore dhe jo vetëm.

Protestuesit mbrëmjen e sotme kanë lëvizur në disa zona të ndryshme të Tiranës, ku kanë mbërritur dhe në Ministrinë e Drejtësisë, të cilën e kanë sulmuar.

Bëhet e ditur se lëndë të shumta piroteknike janë hedhur në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë.

Që prej ditës së djeshme, protestuesit nuk e ndalin dhunën dhe po shkatërrojnë çdo gjë që iu del para.

 

Top Channel