Një ditë pas dhunës së policisë ndaj protestuesve shfaqet drejtori i policisë

14/10/2026 14:48

Një ditë pas dhunës dhe sjelljes joprofesionale të efektivëve ndaj protestuesve, ku pati qytetarë të plagosur dhe një 19-vjeçar të dëmtuar në këmbë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, është shfaqur mes forcave të rendit përpara Ministrisë së Arsimit, ku studentët janë rikthyer në protestë.

Prania e Hitës në terren vjen pas ngjarjeve të së martës, kur ndërhyrja e Policisë ndaj protestuesve prodhoi pamje të dhunshme dhe solli nisjen e verifikimeve për mënyrën se si efektivët vepruan gjatë tubimit.

Një nga rastet më të rënda ishte ai i 19-vjeçarit L. B., i dëmtuar në këmbë, i cili shfaqej teksa shoqërohej nga punonjësit e Policisë pranë Parlamentit për t’u dërguar në spital.

Pas publikimit të videos, u pezulluan menjëherë nga detyra katër punonjësit e  Policisë dhe të Shefi i Rendit në Komisariatin Nr. 1.Ndaj tyre kanë nisur hetimet edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria.

 

Top Channel