Protestuesit ndahen në dy grupime, bllokohet bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Tensione me policinë para kryeministrisë

14/10/2026 17:22

Protestuesit janë ndarë në dy grupime, teksa një pjesë e madhe e tyre kanë zbarkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

As në këtë pjesë të qytetit nuk mungojnë veprimet e dhunshme. Vazot e vendosura në trotuar protestuesit i kanë nxjerrë në rrugë në formë barrikadash për të bllokuar qarkullimin.

Ata kanë mbërritur tashmë para kryeministrisë dhe përplasja me policinë ka nisur sërish. Policia ka nisur të hedhë gaz lotsjellës.

Top Channel