Partia Socialiste ka reaguar së fundmi në lidhje me protestën e dhunshme që po zhvillohet në Tiranë, ku institucione, biznese e infrastrukturë është djegur e shkatërruar.

Në reagimin e saj PS kundërshton dhunën dhe shkruan se cilido që e do atdheun nuk shkatërron Shqipërinë.

“DHUNA NUK ËSHTË ZGJIDHJE!!

Shqipëria e ka paguar jashtëzakonisht shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën, ku në emër të zemërimit dhe revoltës, u sulmuan institucione e u shkatërrua prona.

Cilido që e do atdheun nuk shkatërron Shqipërinë!”, shkruan PS.

Top Channel